Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Laçit, që do të luhet nesër në orën 14:00 dhe do të transmetohet në RTSH 2.
Shkodranët i pret një transfertë e vështirë, por tekniku thekson se Vllaznia kërkon tre pikët në këtë takim.
“Objektivi për nesër është të marrim vetëm 3 pikë. Duhet të jemi të fokusuar te loja jonë. Do jetë sfidë ndryshe, trajner i ri që do mundohet të sjellë gjëra të reja në lojë. Nesër duam t’i bëjmë dhuratë tifozëve 3 pikë, e dimë që jemi pa tifozë po jemi mësuar gjatë karantinës që kemi luajtur pa ata. Po vuajmë me shumë lojtarë që mungojnë, por objektivi im nuk është të ankohem, por t’i jap mundësinë lojtarëve që të luajnë. Tani është momenti për disa lojtarë që të tregojnë pse janë pjesë e Vllaznisë”, ka thënë mes të tjerash Brdariç .
Më pas, duke vënë në dukje edhe kushtet e përgatitjeve me stërvitjet në stadiumin Resit Rusi” me bar artificial për shkak të rimbjelljes së barit në “Loro Boriçi”, Brdariç, shtoi: “Duhet të jemi të fokusuar te loja jonë. Do jetë sfidë ndryshe, trajner i ri që do implementojë gjëra të reja në lojë. Nesër duam t’i bëjmë dhuratë tifozëve 3 pikë, e dimë që jemi pa tifozë po jemi mësuar gjatë karantinës që kemi luajtur pa ato. Objektivi për nesër është të marrim vetëm 3 pikë. Ne jemi ekip në rritje, kushtet nuk kanë qenë mirë, nuk kemi bërë stërvitje në fushë me bar po në fushë që nuk lëviz shumë topi, si “Reshit Rusi”, po shpresojmë nesër të japim maksimumin.”
Përpos mungesave me kartonë dhe dëmtime, për trajnerin Brdariç, ka edhe një lajm të mirë, ku pas një periudhe të gjatë mungese për arsye dëmtimi, është bashkuar me skuadrën sulmuesi Ildi Gruda, për të cilin stafi po mendon t’i japë minuta në transfertën e Laçit.
Në vazhdim, tekniku kuqeblu bën të ditur se në përballjen me kurbinasit nuk do të ndryshojë ndonjë gjë nga ndeshjet e fundit, vetëm lojtarët ndonjë gjë ndryshe për shkak të mungesave, pasi skuadra nuk varet vetëm nga 11 lojtarë, sepse në duam të rritemi çdo ditë dhe puna është t’i rrijmë sa më afër lojtarëve për të ecur përpara.
Në prag të ndeshjeve të javës së nëntë, Vllaznia është e dyta në rënditje me 14 pikë pas Partizanit që kryeson me 15 pikë. Ndërkohë, Laçi është në pozitë të vështirë duke mbajtur vendin e fundit me vetem 9 pikë.
(Video) Prononcimin e plotë në video të trajnerit Thomas Brdariç në pragndeshjen, Laçi-Vllaznia, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.