Thursday, December 26, 2024

(Video) Prag Moldavia-Seanca e radhës stërvitore e kombëtares. Grupi i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo

Lexo

Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e dytë stërvitore paraditen e kësaj të marte në“Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë bashkuar me ekipin edhe futbollistët që nuk kishin mbërritur ende në grumbullim, Mario Mitaj, Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Mirlind Daku dhe Jon Mersinaj.

Ngarkesën e seancës stërvitore e kanë marrë të plotë të gjithë lojtarët, së bashku me mesfushorin Kristjan Asllani, i cili zhvilloi stërvitje të diferencuar ditën e djeshme.Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Sylvinho së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.

Seanca e radhës stërvitore e kuqezinjve do të zhvillohet ditën e nesërme, ndërsa të enjten në mëngjes Kombëtarja do të niset drejt Moldavisë, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën zyrtare stërvitore, në prag të takimit të parë final të muajit nëntor, ndaj Moldavisë.

Ndeshja Moldavi – Shqipëri do të luhet në stadiumin “Zimbru”, Chisinau në Moldavi, më 17 nëntor duke nisur nga ora 18:00, ndërsa sfida e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe do të luhet në stadiumin “Air Albania”,  më 20 nëntor, në orën 20:45.

(Video)Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e dytë stërvitore paraditen e sotme në pragndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faoe.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img