Saturday, October 25, 2025

(Video) Prag Partizani-Egnatia, tekniku rrogozhinas Edlir Tetova: Luajmë ndaj Partizanit, një ekip i kompletuar. Do të kemi një ndeshje të kujdesshme

Lexo

- Reklamë -spot_img

 

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Partizanit, që do të luhet nesër në orën 17:00 në “Arenën e Demave” dhe do të transmetohet në RTSH 1.

A do vazhdojë filozofia juaj të mbetet te ekuilibri mbrojtje-sulm?

Sigurisht që do të vazhdojë. Ne mbrojmë në skuadër, po ashtu sulmojmë në skuadër. Ajo që po na mungon, ose që po çedojmë është ritmi. Ajo sigurisht që përshtatet edhe me terrenin, por mendoj se do kemi përmirësime.

Partizani ka një sulm shumë dinamik, si mendoni ta neutralizoni?

Mendoj se Partizani ka një skuadër të mirë, sigurisht veçohet sulmi. Skuka, Isgandarli dhe Da Silva nga ndeshja e fundit. Sigurisht që janë sulm i mirë, por megjithatë ne do kemi marrë masat përkatëse.

Si do ta përkufizoni këtë ndeshje, test, sfidë apo mundësi?

Është ndeshje radhe, asgjë më shumë sepse me këtë rival do të ndeshemi edhe tre herë të tjera.

Si e keni përgatitur?

Sigurisht, ndeshje e vështirë, ndaj një rivali direkt. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, Partizani vjen nga një fitore jashtë fushe dhe me moral të lartë, plus që ka edhe nevojë për pikë.

Çfarë peshe ka kjo ndeshje në Tiranë?

Luajmë ndaj Partizanit, një ekip i kompletuar. Pjesën ku ndodhet në tabelë sigurisht që nuk e meriton atë vend, ka në përbërje lojtarë shumë të mirë. Do të kemi një ndeshje të kujdesshme.

(Video) Prononcimin e plotw tw trajnerit tw Egnatias, Edlir Tetova, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar: Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img