Monday, March 23, 2026

(Video) Prag Poloni-Shqipëri, Elseid Hysaj në konferencë shtypi: Jemi të motivuar për t’ia dalë në Poloni. Kam besim shumë të madh që Shqipërinë e çojmë në Botëror

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elseid Hysaj ka dalë sot përballë gazetarëve për të komentuar atë që ai e kosnideron si një finale të madhe të kuqezinjve drejt rrugës në Botërorin 2026.

A jemi gati për sfidën me Poloninë?

Ndeshje e vetme, është teke. Jemi të kënaqur që kemi arritur “Play-Off”-in. Jemi pafat që më parë kanë kaluar ekipi i parë dhe i dyti në renditjen e kualifikuesve. Kërkojmë të shkojmë një Botëror për Shqipërinë.

A prisni te jeni sërish lider te Kombëtarja edhe në një ndeshje të tillë?

Kam gati dy vite që kam pak çalim te klubi ku luaj. Ama, Kombëtarja është tjetër gjë. Kam bërë gjithçka për Shqipërinë dhe do e bëjë sërish. Jam gati. Krenari të luash për fanelën e përfaqësueses, madje në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Sa do të ndihen mungesat e Manajt dhe Dakut?

Mungesat janë të rënda. Manaj dhe Daku janë lojtar që na duhen në ekip. Kur ata janë në fushë, e kemi më të lehtë. Megjithatë, kur mungojnë disa, mund të tregojnë veten disa të tjerë. Me ekipin që kemi, trajneri ka bërë zgjedhjet e mira.

Pas dy dy Europianëve, kërkoni Botërorin, çfarë do të thotë kjo për ju? Një ëndërr që i vogël. Më mungon vetëm prezenca në Botëror tashmë. Kam besim shumë të madh. Një mundësi kemi. Të shfrytëzojmë momentin. Ndeshje teke. Nëse do luanim në Tiranë, do ishte më lehtë për ne. Nëse nuk fitojmë në Varshavë, do kthehemi në shtëpi dhe do qajmë pastaj, ça do bëjmë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img