“Për të mundur Poloninë, duhen 11 gladiatorë në fushën e lojës!”,-Kjo është deklarata e dhënë nga ish kapiteni i Kombëtares kuqezi, Rudi Vata, dhënë një ditë para ndeshjes, Poloni-Shqipëri, takim i cili luhet mbrëmjen e së enjtes së 26 marsit në stadiumin “PGE Narodoëy” duke filluar nga ora 20:45.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, shkodrani Vata që ka bërë histori duke mbajtur për shumë vite shiritin e kapitenit kuqezi, e konsideron këtë sfidë si një gjysmëfinale e rrallë, ku për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, kombëtarja kuqezi ka këtë mundësi të luftojë për të shkuar në botëror.
Ndaj, për ato që do të jenë në fushën e lojës, Vata, thotë se duhet të shfaqen si gladiatorë, sepse vetëm në këtë mënyrë, Shqipërisë mund të mbërrijë në një arritje të madhe për futbollin shqiptar.
Ndonëse, tekniku Silvinjo nuk e ka të plotë kontigjentin e futbollistëve titullarë, Vata thotë se të rinjtë e thirrur në kombëtar, si Muçi, Mehmeti, etj, kanë rastin të surprizojnë me vlerat që disponojnë.
Ndërkohë, për Vatën, pozitive është edhe përfshirja në zborin stërvitor anti-Poloni të dy futbollistëve Vllaznisë, Elmando Gjini dhe Gledjan Pusi, të cilët kanë patur rastin të marrin përvojën e duhur në mënyrë që shumë shpejt ato të jenë pjesë stabël e kombëtares.
Pjesë e prononcimit të dhënë për Veriu Sport nga Rudi Vata, është edhe një turne shumë i rëndësishëm ndërkombëtar me legjendat e futbollit britanik që do të zhvillohet këtë javë në Irlandë, ku Vata është i përzgjedhur të luajë me yjet e Sëlltik Gllazgou, skuadër me të cilin bëri histori duke fituar trofe kur luante për ngjyrat e këtij klubi.
Ndërsa, në mbyllje, flet edhe për djalin e tij, Roko Vata, i cili pas një dëmtimi të rëndë që pësoi muajt e fundit, është drejt rikuperimit për t’u kthyer edhe më i fortë në fushën e lojës.
(Video) Prononcimin e plotë të ish kapitenit të kombëtares, Rudi Vata, për pragndeshjen, Poloni-Shqipëri, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


