Drejtori sportiv i KF Vllaznia, Vioresin Sinani, doli sot në konferëncë shtypi në prag të përballjes me Bylisin, takim i vlefshëm për javën e 16-të të Abissnet Superiore.
Kuqeblutë vijnë në këtë duel pas polemikave të shumta që shoqëruan sfidën e javës së kaluar ku Vllaznia u mund në transfertë nga Elbasani me rezultatin 1 me 0. Ndër të tjera, Sinani, tha se Vllaznia e ka lënë pas atë ndeshje dhe gjatë këtyre ditëve është përgatitur sistematikisht për ndeshjen e radhës, atë me Byliisn që luhet të dielën në “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 16:30.
“Atmosfera është normale, e mirë, besoj shumë që kthehemi te fitorja. Jam i bindur që djemtë dhe të gjithë bashkë, stafi, do japim maksimumin dhe Vllaznia do rikthehet te 3 pikët. Jemi në pozicion që edhe lojtarët që kanë pasur probleme po kthehen. Me ekip të plotë besoj që gjërat gjithmonë do bëhen edhe më të lehta. Nuk besoj se ka ndodhur ndonjë problem i madh. Jo për justifikim, por kemi pasur 4-5 lojtarë të dëmtuar që nuk është e thjesht, është gjysma e ekipit. Jam shumë i kënaqur që kanë ardhur nga dëmtimet. Kur vijnë nga dëmtimet, është shumë vështirë që të kthehen 100% në ditën e parë, duan 2-3 javë që të kthehen të plotë. Besoj se jemi në rrugën e duhur”, tha fillimisht Sinani.
Për drejtorin sportiv të kuqebluve, Vllaznia nuk ka presion. Jo më kot unë me trajnerin bashkë, jemi munduar ta mbajmë ekipin larg presionit. Kemi djem me eksperiencë dhe jemi shumë të kënaqur prej tyre. Dinë ta mbajnë presionin. Presioni është për skuadrat e mëdha, Vllaznia është skuadër e madhe në Shqipëri. Ne gradualisht do shkojmë aty ku duhet.
I pyetur për mungesën e Elmando Gjinit të skualifikuar me kartonin e kuq ndë ndeshjen e kaluar me Elbasanin, Sinani, theksoi e Gjini është një lojtar shumë i rëndësishëm për Vllazninë, por jam i bindur se pjesa që e zëvendëson besoj se do bëjnë më të mirën. Dhe nuk kam asnjë dyshim.
Duke folur për kundërshtarin, Sinani, u shpreh me vlerësim maksimal për Bylisin. Të gjithë bashkë jemi dëshmitarë që nuk ka asnjë skuadër të lehtë. Të gjithë ta vështirësojnë punën, luajnë për pikë, luftojnë. Nuk ka nënvlerësim për asnjë skuadër. Djemtë e dinë që duhet maksimumi me 100% e tyre, jam i bindur që do fitojmë.
Në fund, drejtori sportiv, Vioresin Sinani vlerësoi shumë repartin e sulmit të Vllaznisë, mes të cilëve vlerësoi kapitenin Belim Balaj. “Me sulmin jemi shumë të kënaqur, kemi një lojtar si Bekim Balaj që prej dy vitesh është golashënuesi më i mirë. Vazhdon të jetë dhe jep shpirtin për ekipin. Kemi lojtar si Bismark, që është super futbollist, por me problemet e dëmtimeve që nuk i ka në dorë askush. Dhe nuk i uron askush. Besoj do kthehet në formën e tij më të mirë, nuk shoh asnjë problem. Sulmuesit tonë i kanë zili të gjithë ekipet shqiptare”, shprehet Sinanmi.
(Video) Prononcimin e plotë të drejtorit sportiv Vioresin Sinani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.



