Vllaznia dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e së dielës në “Air Albania” në sfidën gjysmëfinale të fazës “Final 4”. Në kampin rrogozhinas, ka oreks që pas fitimit të Kupës së Shqipërisë të bëjnë të vetin edhe titullin kampion. Por, për të shkuar në finale dhe për të kërkuar titullin duhet kaluar më parë Vllaznia, me të cilën ndeshet në gjysmëfinale.
Dukle folur në konferencën e shtypit të pragndeshjes Vllaznia-Egnatia, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, shprehet optimist për një rezultat pozitiv. “Skuadrë po kalon një formë të mirë sportive, rikthimi i Albano Aleksit e ka forcuar edhe më shumë grupin. Edhe pse na favorizon formua e “Final 4” që mund të kalojmë në finale edhe me barazim, ne do të kërkojmë finalen me fitore ndaj Vllaznisë”, është shprehur ndër të tjera trajneri Edlir Tetova.
(Video) Prononcimi i trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova në prag të ndeshjes gjysmëfinale me Egnatian, “Final 4”.