Wednesday, December 24, 2025

(Video) Pragklasikja Tirana-Vllaznia, ish portjeri kuqeblu Avenir Dani: Fiton Vllaznia me gol të kapitenit Bekim Balaj!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Klasikja Tirana-Vllaznia, është padyshim njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme të javës së 17-të të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Abissnet Superiore.

Pavarësisht se janë në vendin e e fundit në renditje, bardheblutë do të futen në fushën e lojës me petkun e një fanele me peshë tradite për të kërkuar tre pikëshin e daljes nga kriza.

Ndërkohë, nga ana tjetër, fitoren e kërkon edhe Vllaznia për të kompensuar pikët e lëna në pesë javët e fundit, ku nga një skuadër kryesuese dhe potenciale e Superiores tashmë e shikon veten në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit.

Për ish portjerin e Vllaznisë, Partizanit dhe të kombëtares, por edhe trajnerin e portjerëve të Vllaznisë dhe të kombëtares U21, Avenir Dani, Tirana ka një ngritje në javët e fundit, ndërkohë që edhe pse vertete po kalon një moment jo të mire, fituese del Vllaznia. Madje, Dani parashikon edhe kapitenin Bekim Balaj si golashënuesin e kësaj ndeshje.

Një besim të tillë, Dani e argumenton edhe me entuziasmin që ka krijuar suksesi i kapitenit Balaj dhe Malaj në Mbrëm jen Gala, “Topi i Artë 2025” ku Balaj fitoi tre trofe, “Këpucën e Artë”, Topin e Artë” dhe Formacionin e Vitit, në të cilin edhe ishte edhe Esat Malaj.

(Video) Prononcimin e plotë të is portjerit kuqeblu, Avenir Dani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img