Egnatia-Skënderbeu, njëri prej çifteve të javës së 35-të të Abissnet Superiore, ndeshja kjo që luhet në stadiumin “Arena Egnatia” duke nisur nga ora 15:30. Rrogozhinasit kërkojnë pikët e plota për të vijuar të mbajnë kreun e renditjes, ndërkohë që korçarët kërkojnë pikët e mbijeteses. Një ditë përpara kësaj sfide, për mediat ka folur, zv.trajneri Julian Brahja,
“Pothuajse e gjitha java ka shkuar mirë, çunat janë të gatshëm për këtë sfidë përveç mungesave që tani dihen që janë kryesore, javë intensive, çunat janë të gatshëm për të bërë detyrat e veta. Skënderbeu është një ekip i mirë, e njohim mirë si ekip, po bën mirë në këtë fund sezoni, nuk ka as mbivlerësim dhe as nënvlerësim nga ana jonë, për ne është ndeshja e radhës, dhe na duhet patjetër 3 pikëshi.
Nuk është se do kemi shumë ndryshime në modulin e lojës. Nuk mund të them presion, se unë po bëj dy vite këtu dhe skemi pasur asnjëherë presion, por mund të themi është përgjegjësi e çunave për të arritur 3 pikëshin. Jemi brenda objektivat, si për titullin dhe Kupën, pavarësisht se kemi humbur ndeshjen e parë, duam ta mbyllim si vitin e kaluar.
Asgjë nuk është e mbyllur dhe e hapur, kemi një eksperiencë me Skënderbeun që kanë fituar në Rrogozhinë por edhe ne kemi fituar në Korçë. Nuk ka presion, jemi në vendin e parë, ne bëjmë punën tonë, pavarësisht kemi dy humbje edhe pse ndoshta jo për fajin tonë, por futbolli ka dhe fatin ndonjëherë brenda”, tha ndër të tjera, zëvendëstrajneri i Egnatias, Julian Brahja.
(Video) Prononcimin e plotë të zv.trajnerit të Egnatias, Julian Brahja, në pragndeshjen me Skënderbeun, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
(Video) Prononcimin e plotë të kapitenit të Egnatias, Albano Aleksi, në pragndeshjen me Skënderbeun, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.