Supersfidës së sotme të Superiores së futbollit shqiptar, Partizani-Vllaznia i ka paraprirë një duel tjetër ms dy kampeve përkatëse. Bëhet fjalë për ballaqimin e së enjtes së 17 shkurtit në mes Vllaznise dhe Partizanit për Superligën e Kategorisë U-19.
Kuqeblutë e drejtuar nga Vioresin Sinani fituan përmes shumë emocioneve me rezultatin 3-2, ku goli i tretë i fitores për kuqeblutë u shënua në minutan e 95-të. Një fitore kjo që duket se do të jetë një shtysë apo edhe shans edhe për ekipin e parë të përsërisë këtë sukses në përballjen e sotme në “Air Albania”.
Krahas opinioneve për ndeshjen e 19 vjeçarëve, Veriu Sport, kërkoi nga trajneri kuqeblu Vioresin Sinani si dhe drejtori i AF Partizani, Genc Tomorri, parashikimin e tyre për sfidën e sotme të ekipeve të para.
Vioresin Sinani(Trajner Vllaznia U-19):
“Unë besoj se edhe Vllaznia e të rriturve do të fitojë të shtunën. Ajo ka bërë lojëra model, pavarësisht rezultateve jo të mira ndoshta në javet e fundit, shoqëruar me disa barazime. Vllaznia i ka dominuar bindshem ekipet. Prandaj, jam i bindur se kur bën lojë, edhe rezultatet do të vijnë. Nuk kanë ku shkojnë pa ardhë edhe rezultatet positive. Patjetër, që besoj tek fitorja, Vllaznia i ka dominuar edhe ekipet që ka përpara në klasifikim, kështu që edhe ndaj Partizanit jam i bindur se Vllaznia do të fitojë.”
Genc Tomorri(Drejtor AF Partizani):
“Përballjet me Vllazninë ne i konsiderojmë pas atij me Tiranen si derbi tjeter për ne, ashtu si dhe atë me Dinamon. Nuk jemi në pozita të favorshme në prag të kësaj përballje, si ne ashtu edhe Vllaznia. Jemi në vend të katërt dhe të pestë dhe unë e konsideroj një ndeshje të hapur për të dy ekipet. Partizani synon të fitojë dhe të ngjitet sa më sipër. Po ashtu edhe Vllaznia synon për më lart, sepse nuk i takon ai vend ku ështe tani. Them se të dy ekipet janë të përgatitura për këtë ndeshje, Partizani, mendoj se do të ketë pak më shumë uri për të kërkuar fitoren, sepse kërkon të ngjitet më lart në renditje”.
(Video: Prononcimet e dy ish futbollistwve, Vioresin Sinani dhe Genc Tomorri)