Friday, October 25, 2024

(Video) Presidenti Alban Xhaferi, prezanton zyrtarisht Bekim Balajn. Shtatlarti kuqezi, i lumtur që rikthehet tek skuadra e zemres

Lexo

Prej rreth dy sezonesh, presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, këmbëngulte të sillte në skuadër shtatlartin e kombëtares kuqezi, Bekim Balaj, por pak kush e besonte se një gjë e tillë mund të bëhej realitet. Megjithatë, sot Balaj është pjesë e Vllaznisë, e cila triumfoi mbi konkurencën e ofertave të klubeve të tjera, shqiptare dhe të huaja. Në konferencën për shtyp, kreu i klubit kuqeblu dhe Xhaferi shprehen të kënaqur për zgjedhjen e bërë.

Ndonëse mendon se me ardhjen e Balajt, ekipi është i kompletuar, Xhaferi thotë se merkato e Vllaznisë do të vijojë të jetë e hapur, jo vetëm për hyrje, por edhe për dalje të futbollistëve.

Ndërkohë, Balaj konfirmon se është gati për të kontribuar për Vllazninë, pasi edhe gjendja e tij fizike është ok.

Ndër të tjera, në mbyllje, Balaj, përcolli edhe një mesazh për tifozërinë, duke i premtuar se do të bëjë më të mirën në realizimin e objektivit të titullit kampion.

(Video) Konferencën e prezantimit të sulmuesit Bekim Balaj tek Vllaznia, mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Veriu Sport në YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img