Ramazani është një kohë reflektimi dhe mirësie, dhe është kënaqësi që si familje kuqeblu e ndajmë këtë moment së bashku.

Me rastin e muajit të madhnueshëm të Ramazanit, Presidenti Alban Xhaferi, në emër të Klubit të Futbollit Vllaznia, ka shtruar iftarin tradicional.
Në përshendetjen e tij drejtruar të pranishmëve dhe më gjërë, njëshi i klubit kuqeblu, tha:
“Të dashur lojtarë, staf dhe miq të familjes së KF Vllaznia,
ashtu si vitet e tjera, jam shumë i lumtur që sonte jemi bashkë në këtë iftar, në muajin e bekuar të Ramazanit. Ky është një muaj që na kujton vlerat e durimit, respektit dhe solidaritetit me njëri-tjetrin.
Vllaznia është më shumë se një klub futbolli – është një familje. Dhe sonte jemi mbledhur pikërisht si një familje, për të ndarë këtë moment të bukur së bashku.
Uroj që Zoti t’ju japë shëndet, paqe dhe begati juve dhe familjeve tuaja.”
Ju uroj të gjithëve agjërim të pranuar.




