Presidenti kuqeblu, Alban Xhaferi së bashku me stafin teknik të Vllaznisë, trajnerin Thomas Brdariç, zv.trajnerin Elvis Plori dhe trajnerin e portjerëve, Ideal Lekiqi, kanë ndjekur nga tribuna e stadiumit “Loro Boriçi” supersfidën Kukësi-Partizani, takim ky i vlefshëm për javën e 14-të të Abissnet Superiore. Një ballafaqim që ia vlente për t’u parë, edhe për faktin që Kukësi është rival direkt për kreun e tabelës së klasifikimit, por edhe për atë që të enjten e ardhshme, po në këtë stadium, “Loro Boriçi”, Vllaznia pret Kukësin për javën e 15-të dhe të fundit për vitin 2021. Kuqeblutë bënin tifo për Partizanin me shpresen për të frenuar Kukësin, por rezultati foli ndryshe. Për më gjatë ndiqni intervisten marrë presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferi në fund të ndeshjes, Kukësi-Partizani, e mbyllur me fitoren e verilindoreve 2-1. (Video)