Saturday, August 23, 2025

(Video) Punimet në stadiumin “Loro Boriçi”. Kryebashkiaku Benet Beci: Stadiumi është gati për mbrëmjen e sotme për hapjen e sezonit të ri me kryendeshjen, Vllaznia-Egnatia!

Lexo

Për hirë të së vertetes, gjatë periudhës së fundit, është vënë re një situatë aspak e këndshme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës. Fjala është për pjesën e infrastrukturës së tribunave, me stola të dëmtuar, madje edhe në tribunën qëndrore, apo edhe probleme të tjera, dëmtime si dhe zbehja e bojës së stolave me dekorin kuqelu.
Por, ndërhyrja e punonjësve të Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Objekteve pranë Bashkisë Shkodër, ka bërë që gjithçka të transformohet për mirë. Në të tilla kushte, Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës është gati të presë tifozët e zjarrtë të Vllaznisë në nisjen e sezonit të ri futbollistik, me kryendeshjen e javës së parë: Vllaznia-Egnatia, e cila nis sonte prej orës 20:00.
Njoftimi në fjalë vjen përmes statusit të vetë kryebashkiakut shkodran, Benet Beci shoqëruar edhe me videon përkatëse të punimeve.
“Stadiumi është gati !
Pas një pune të palodhur, nga punonjësit e mirëmbajtjes të Bashkisë Shkodër, Stadiumi “Loro Boriçi” është gati të presë tifozët e zjarrtë të Vllaznisë në nisjen e sezonit të ri futbollistik.
Sezoni i ri fillon këtu, aty ku Shkodra jeton me futboll!
#ForcaVllaznia #KuqebluNëZemër”, thuhet në postimin e kreut të Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img