Basania-Besëlidhja 1-2(Shënues: Flori Leka 36′ / Marku David 71′, 88′)
Basania po kalon momente jo të mira. Dy humbjet radhazi, ajo e javës së kaluar 6 me 0 në transfertë me Albanët si dhe kjo e pasdites së djeshme 1-2 në shtëpi me Besëlidhjen e rënduar jo pak situatën në kampin bushatas.
Referuar përballjes me Besëlidhjen, i vlefshme për javën e 18-të të kategorisë së dytë, grupi A, duhet thënë se Basania e nisi mjaft mirë ndeshjen, jo vetëm që fitoi pjesën e parë 1-0 me golin e Flori Lekes, por edhe paraqitja e saj në këtë pjese loje ishte pozitive.
Por, në 45 minutat e pjesës së dytë janë lezhjanët që përmbysin rezultatin me dy golat e shënuar nga David Marku, i pari me penallti në minutën e 71-të dhe i dyti, në të 88-tën minutë duke vulosur rezultatin përfundimtar, 1 me 2 për Besëlidhjen.
Humbja në fjalë ka lënë të pakënaqur tifozërinë bushatase, e cila ashtu si edhe në ndeshjet e tjera e mbështeti skuadrën, por në të njëjtën kohë është përjetuar aspak mirë edhe nga presidneti Ermir Shimaj, i cili pasi është përshëndetur me skuadrën kundërshtare dhe trupën gjykuese dhe përfaqësuesit e FSHF-së, Dritan Salaj dhe Jetmir Podgorica që vëzhguan nga afër ndeshjen, është larguar shumë shpejt nga mjediset e fushës sportive të Bushatit.
Dhe, ka të drejtë, se përpos investimeve të vazhdueshme për mbarëvajtjen e klubit të tij, nga një skuadër që në fillim të sezonit objektivi ishte për tu kualifikuar në kategorinë e parë, tashnë e shikon veten në “zonën e ftohtë” të rënies nga kategoria.
Aktualisht Basania, renditet në vendin e tretë nga fundi me 14-të pikë, një më shumë sesa Gramshi i vendit të parafundit, pozicion ky që diskuton largimin nga kategoria në Play Out, ndërkohë që Murlani i Barbullushit që mbyll tabelen me 1 pikë e ka “prerë bileten” e largimit nga kategoria.
Gaspër MARKU
(Video) Pamje nga ndeshja Basania-Besëlidhja, 1-3. Kategoria e Dytë, java e 18-të.