Wednesday, November 27, 2024

(Video) Rrok Dodaj, Kryebashkiaku-President i Pukës, optimist për rikthimin e Tërbunit në elitën futbollit shqiptar!

Lexo

Tërbuni i Pukës, që sivjet luan në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar i është nënshtruar një riorganizimi total. Për t’u theksuar është një angazhim tejet serioz dhe mbështetës ndaj klubit t futbollit pukaj nga ana e kryebashkiakut Rrok Dodaj, i cili njëherazi është edhe President i KF Tërbuni.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kryebashkiaku-president, Rrok Dodaj, shprehet, që jo vetëm nga detyrat zyrtare që ai mban, por edhe si ish futbollist i Tërbunit dhe tashmë tifoz i flaktë i kësaj skuadre, ka vetëm një qëllim dhe objektiv madhor, rikthimin e futbollit pukjan në elitë.

Ndryshimet e para erdhen nga stafit teknik, ku drejtimin e skuadrës ia besoi trajnerit Altin Xhahysa, një ish futbollist i njohur me Vllazninë, ndërkohë që  postin e drejtorit teknik dhe të administratorit ia besoi Alfred Pjetrit, edhe ky një emër i njohur edhe si futbollist si dhe  prej shumë vitesh edhe president i Adës së Velipojës.

Një aspekt ndryshe nga vitet e mëparshme, ka të bëjë me një rikthim të bashkëpunimit me KF Vllaznia, ashtu si edhe vite më parë kur të dy klubet shkëmbenin futbollistë në ekipet e tyre.

Takimi zyrtar i pak ditëve më parë me homologun e tij, presidentin e KF Vllaznia, Alban Xhaferi, vuri piketat e një bashkëpunimi konkret mes dy klubeve. Bashkëpunim, ku mes të tjerave, Tërbuni furnizohet me futbollistë nga Vllaznia, ndërkohë që kuqeblutë do të kenë mundësi të shfrytëzojnë insfrastrukturën sportive të Pukës, përfshirë edhe stadiumin “Ismail Xhemali” me një gjendje shumë të mirë të terrenit.

Një vemendje e veçantë i është kushtuar edhe merkatos, ku krahas emrave të njohur të stafit teknik,  Tërbunit i janë bashkuar një grup lojtarësh të njohur shkodran, si portjeri Shkoza, Rigers Xhahysa, Çomo, Gjini, Kaçubela etj, ndërkohë që së fundmi kanë firmosur edhe tre futbollistë huaj.

Për t’u theksuar është se pasionin, por edhe traditën për futbollin, kryebashkiaku-president, Rrok Dodaj, e ka përcjellë edhe tek djali i tij, Kevin Dodaj, i cili prej disa vitesh po rritet tek Akademia e Futbollit Vllaznia, ku edhe është shpallur kampion me moshat duke spikatur si golashënuesi më i mirë i Vllaznisë dhe i kampionatit shqiptar. Aktualisht, Kevin Dodaj është pjesë e Vllaznisë U-19, si dhe në vemendjen e ekipit të parë kuqeblu, ku është thirrur disa herë të punojë me grupin e ekipit të parë, ndërkohë që bën pjesë edhe në ekipin kombëtar U-19 nën drejtimin e trajnerit Ervin Bulku.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Kualifikueset Euro U-19 për vajza/ Shqipëria fiton 2-1 ndaj Malit të Zi, vendosin golat e Qoses dhe Ndojt

Mali Zi-Shqipëri 1-2(Shënuese: Dokniç 48'/Qose 30', Ndoj 68') Mali Zi:Zugiç,Bojaniç,V.Miloviç,Radeviç,Boriçiç,Durkoviç,Dokniç,Çadenoviç,Osmajiç,Tomaseviç,Krstevska Trajner:Ivan Tatar (U aktivizuan:Nikçeviç,T.Miloviç,Zarubica,Buckoviç) Shqipëria:Spahiu,Nika,Hoxhaj,Allushi,Vata,Methoxha,Ago,Qose,Ndoj,Vasa,Bushati Trajner:Luçije Gjini (U aktivizuan:Hysa,Ndoci) Gjyqtarë:Laura Mauricio,Melisa Korreia(Zvicër),Lilija...
- Advertisement -spot_img