Saturday, November 22, 2025

(Video) Rudi Vata: Shqipëria e kalon Poloninë! Ish kapiteni, flet për shortin e Kombëtares dhe prag Partizani-Vllaznia(Superiore)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ish kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata, është optimist që kuqezinjtë janë në gjendje ta kalojnë Poloninë në fazën Play-Off.

Në një prononcim të dhënë për Veriu Sport, Vata, flet për shortin e hedhur dje në Zvicër, duke qënë i mendimit se kombëtarja e jonë e ka kapacitetin e duhur për ta mposhtur kombëtaren polake brenda në fushën e tyre.

Sipas Vatës, Shqipëria mund ta gjejë golin e kualifikimit përmes lojës sulmuese, duke pasur besim tek aftësitë e Brojës, Uzunit, etj, ndërkohë që skuadra do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve të shumtë shqiptar në Poloni.

Në vijim të intervistës së dhënë për Veriu Sport, Vata, flet edhe për kategorinë Superiore të futbollit shqiptar, duke komentuar pragndeshjen e javës së 12-të, Partizani-Vllaznia.

Vata, që në rininë e tij ka luajtur për Vllazninë, ndërkohë që p[ak vite më parë ishte edhe trajner i kuqebluve në Superiore, e konsideron Vllazninë favorite, por bën apel që duhet patur kujdes nga Partizani, i cili, për vetë pozitat e vështira që ka në renditje, i duhen pikët.

Gjithësesi, me formën e mirë që skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Martini ka paraqitur gjatë kësaj pjese të parë të kampionatit, duke i shtuar edhe rikthimet e të dëmtuarve, beson shumë në fitoren e radhës të Vllaznisë.

(Video) Prononcimin e plotë të ish futbollistit Rudi Vata, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img