Burreli-Pogradeci 2-0(Shënues: Siaw Arnold 42’, Endrit Kastrati 59’)
Burreli: Dani; Bianko, Degjonaj, Rrapi, Arango, Mëllugja, Hoti, Da Silva, Fetaj, Arnold, Mensah. Trajner: Samuel Nikaj
Pogradeci: Staniç; Greca, Rodrigez, Lila, Kim, Samake, Avunyra, Kasmollari, Danladi, Zguro, Raza. Trajner: Emiljano Çela
Java e 11-të e Kategorisë së Parë ka nisur me duelin e parë, Burreli-Pogradeci, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së premtes në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit.
Një sfidë kjo jo pak emocionuese për trajnerin e Burrelit Samuel Nikaj, i cili kishte përballë Pogradecin, ekipin që e ka drejtuar me shumë sukses për dy sezone me radhë.
Por, shkodrani Nikaj i “specializuar” për ekipet e kategorisë në parë, nuk është kursyer të mundë me meritë Pogradecin me dy gola të shënuar nga një në secilen pjesë, ku ai i pari i shënuar në minutën e 42-të nga Siaw Arnold vlerësohet si një gol vitrine, qoftë nga aksioni dhe sidomos nga gjuajtja mjeshtrore e lëshuar nga jashtë zone dhe që përfundoi në tretëndëshin e sipërm të djathtë të portjerit pogradecar Marin Staniç
Ndërkohë, goli i dytë i shënuar në minutën e 59-të me autor Andrit Kastrati vulosi fitoren e merituar të matjanëve me rezultatin 2 me 0.
Merita e matjanëve të drejtuar nga shkodrani Samuel Nikaj është se doli fitues ndaj Pogradecit të drejtuar nga Emiliano Çela që konsiderohet pretendet për ngjitjen në eliten e Superiores.
Me këtë fitore, Burreli, përpos se stopoi Pogradecin në kuotën e 18-të pikëve duke mos e lënë të kapërcejë në vendin e dytë të renditjes, vetë ngjitet në kuotën e 16 pikëve duke dhënë sinjale shumë pozitive për vazhdimësinë.
(Video) Supergoli i shënuar nga futbollisti i Burrelit Siaw Arnold në portën e Pogradecit.
Fatos LAMAJ



