Monday, February 9, 2026

(Video) “Selami Dani- artist i golave me kokë”, promovimi i librit më të ri të autorit Faik Sadiku

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas 4 librave për kollosët e futbollit shkodran, Muhamet Dibra, Xhevdet Shaqiri, Sabah Bizi, Medin Zhega, autori Faik Sadiku vjen me librin e pestë sa i përket figurave futbollistike, që këtë radhë ia kushton Selami Danit, Mjeshtrit të Madh, “artistit të golave me kokë”, siç e ka titulluar ai librin kushtuar ish futbollistit të Vllaznisë, Partizanit, kombëtares, si dhe trajnerit të mirënjohur.

Promovimi i këtij libri me 210 faqe, u bë në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” mesditen e së shtunës së 7 shkurtit 2026. Një ceremoni e thjeshtë por shumë domethënëse për njeriun që ka dhënë një kontribut të madh në historinë e Vllaznisë së viteve 70-të, si futbollist por edhe si trajner.

Pjesë të kësaj ceremonie ishte edhe vetë profesor Selamia, tashmë 83-vjeçar i shoqëruar nga pjesëtar dhe të afërm të familjes Dani, miq dhe kolegë të fushës së lojës, sportdashës shkodranë, por edhe të ardhur nga Tirana, enkas për ceremoninë e promovimit të këtij libri.

Autori Faik Sadiku, ndarë me të pranishmit emocionet që e kanë shoqëruar gjatë proçesit të përgatitjes së librit, duke qënë krenar, që arriti të sjellë për lexuesit librin e pestë kushtuar figurave të futbollit, që së bashku edhe me atë të historisë së peshëngritjes shqiptare shkon në 6 numri i librave të botuar prej tij.

Në shenjë respekti për kontributin e dhënjë për futbollin shkodran, Presidenti i KF Vllaznia, z. Alban Xhaferi i ka dhuruar fanellën me numrin 10, atë që Selami Dani ka luajtur në fushën e lojës, gjë që e ka emocionuar dhe përlotur, artistin e golave me kokë, Selami Dani.

Në emër të familjes Dani, ka përshëndetur vajza e profesor Selamisë, gazetarja e njohur në vite e Radio Shkodrës, Gentjana, e cila ka falenderuar autorin e librit Faik Sadiku, si dhe KF Vllaznia për organizimin e aktivitetit.

Për vlerat e mjeshtrit të top e kambës Selami Dani kanë folur kolegu i fushës së lojës Rauf Çanga, mjeku sportiv i Vllaznisë Zyhdi Çoba, kolegu dhe drejtori i shkollës së mjeshtrisë sportive Nadir Erkoçi, trajneri i Vllaznisë Edi Martini, kapiteni kuqeblu Bekim Balaj, kolegu i shërbimit në Policinë e Shtetit në Tiranë, Sokol Qokaj  ku punoi për disa vite Faiku, i cili kishte ardhur nga Tirana së bashku me kolegun tjetër Lorenc Dema, etj.

Në përfundim të aktivitetit, organizatorët shtruan një kokteil për pjesëmarrësit.

(Video) Pamje nga aktiviteti i promovimit të librit “Selami Dani- artist i golave me kokë”, të autorit Faik Sadiku, si dhe prononcimet vlerësuese për Selami Danin, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img