Sunday, September 8, 2024

(Video) Shah-Shkodra Blic 2024-Unioni i Shahistëve të Veriut “Rozafa 07”, Turne në 100 vjetorin e FIDE-s. Fitues shahisti shkodran, Sadi Nezaj. Erion Temali dhe Bujar Gjylbegaj në vend të dytë dhe të tretë

Lexo

22 shahistë të qytetit të Shkodrës dhe rajonit verior në përgjithësi, antarë të Unionit të Shahistëve të Veriut “Rozafa 07” që drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Eduard Hoxha matën forcat në Turnen “Shkodra Blic 2024”, zhvilluar me rastin e 100 vjetorit të Themelimit të FIDE-s (Federata Botërore e Shahut).

Aktiviteti në fjalë i bashkëorganizuar me Bashkinë Shkodër, ishte i iniciuar nga Federata Shqiptare e Shahut, e cila në të njëjtën kohë, në bashkëpunim me Federatën Botërore të Shahut, ishte prezente edhe në qytete të tjera të Shqipërisë në sensibilizim të ngjarjes në fjalë.

Shahistët konkurues:                                                                               

Nezaj Sadi, Temali Erion, Gjylbegaj Bujar, Smakaj Avni, Baqli Ndoc, Aruçi Nesar, Hoxha Zija, Domnori Sirri, Puka Behar, Hoxha Skender,      Alibali Aris, Sefa Lejdon, Lapi Pajtim, Dragusha Irfan, Aruci Ersin, Marku Noemi, Lohja Armend, Troshani Henri, Plavmyxhaj Zef, Grezda Niazi,          Marku Kristi, Karakaçi Shkelzen.   

Turneu i zhvilluar në mjediset e shkollës së mesme “Shejnaze Juka”, është shoqëruar me një rivalitet dhe luftë të fortë sportive nga shahistët pjesëmarrës, mes të cilëve fillimisht u mendua se fituesi do të ishte Erion Temali, por në përfundim të shtatë tureve konkuruese, ai që ka grumbulluar më shumë pikë ka qënë Sadi Nezaj duke lënë në vendin e dytë Erion Temalin dhe në vend të tretë Bujar Gjylbegajn.

Në ceremoninë e mbylljes së aktivitetit, sekretari i Unionit të Shahistëve Veriorë, Eduard Hoxha, së bashku me kryegjyqtarin Bernard Leka, dorëzuan trofetë, ku përpos tre fituesve të vendeve të para, me diplomë u nderua edhe talentja Noemi Marku, e vetmja vajzë që ishte pjesëmarrëse në këtë turne, për të cilën specialistët e shahut shkodran besojnë në një të ardhme të shkëlqyer të saj.

(Video) Përmbledhje e Turneut të organizuar nga Unioni i Shahistëve të Veriut “Rozafa 07” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër me rastin e 100 vjetorit të Themelimit të FIDE-s (Federata Botërore e Shahut).

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img