Ballina Sporte të tjera Shah (Video) SHAH-Veterani, Bernard Leka, fitues i Kampionatit Lokal të Shahut “Shodra ...

(Video) SHAH-Veterani, Bernard Leka, fitues i Kampionatit Lokal të Shahut “Shodra 2025”. Sekretari i Shoqatës së Unionit të Shahistëve të Veriut “Rozafa 07”, Eduard Hoxha, vlerëson pjesëmarrjen e elementit të ri

Shahisti veteran i Shkodrës, Bernard leka është shpallur fitues i Kampionatit Lokal të Shahut 2025, aktivitet ky i organizuar nga Unioni i Shahistëve të Veriut “Rozafa 07”.

Leka është shpallur kampion i dyfishtë në të dy disiplinat, Klasike dhe Blitc, ndërkohë që , vendi i dytë dhe i tretë në disiplinën klasike i takoi shahistëve Markens Çapaliku dhe Ersin Aruçi. Ndërsa në disiplinën Blitc, vendi i dytë dhe i tretë ishte për Aris Alibali Erion Temali.

Një kampionat ky, që krahas veteranëve të njohur të shahut shkodran, përfshiu në konkurim një numër të madh të brezit të ri të shahistëve shkodranë, që janë një garanci për të ardhmen, gjë të cilën e vlerëson shumë Sekretari i Shoqatës së Unionit të Shahistëve të Veriut “Rozafa 07”, Eduard Hoxha, duke e konsideruar një garanci për të ardhjen e shahut shkodran.

Ndërkohë që sporti i shahut në Shkodër vazhdon të shënojnë një rritje të dukshme, me aktivitetet e shumta që organizonen nga Unioni i Shahistëve të Veriut “Rozafa 07”, lind domosdoshmëria që shahistët shkodranë të kenë sallën e tyre stërvitore, si dhe për ndeshje zyrtare, ashtu siç e kanë pasur prej kohësh, por që fatkeqësisht, një mungesë e tillë ka bërë që gjatë  viteve të fundit, ato detyrohen që aktivitetin e tyre sportiv ta ushtrojnë në mjediset e shkollave të qytetit të Shkodrës.

(Video) Prononcimin e Sekretarit të Shoqatës së Unionit të Shahistëve të Veriut “Rozafa 07”, Eduard Hoxha, si dhe të kampionit lokal 2025, Bernard Leka, përfshirë edhe pamje nga ndeshjet, mund t’ ndiqniu në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu