Vllaznia luan sot në transferte me Flamurtarin e Vlorës, takim i cili do të nisë në orën 18:00, takim i vlefshëm për javën e 27-të të kategorisë Abissnet Superiore.
Ndonëse, diferenca mes dy skuadrave është e madhe, me Vllazninë e vendit të parë me 51 pikë dhe Flamurtarin e vendit të fundit me plot 30 pikë më pak, në kampin kuqeblu ka vlerësim maksimal për këtë përballje.
Një gjë të tillë e konfirmoi edhe mesfushori sulmues i kuqebluve, Shefif Kallaku, i cili ishte përzgjedhuri i Vllaznisë në konferencën e zakonshme të shtypit një ditë para ndeshjes zhvilluar paraditen e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” ishte.
Sa i takon Kupës së Shqipërisë, Kallaku shprehet i kënaqur për kualifikimin në gjysmëfinale, madje beson se Vllaznia i ka forcat të luftojë në të dy frontet, për të dy trofetë, Kupë dhe kampionat.
Paraqitjet e mirA të këtij sezoni Kallaku, ia dedikoi grupit të bashkuar si dhe mbështetjes së tifozëve.
(Video) Prononcimin e plotë të Sherif Kallakut, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.


