Prej disa ditësh futbollistët e Klubit të Futbollit Shiroka kanë lënë qytetin e Shkodrës duke u akomoduar në një nga hotelet luksoze të bregdetin durrsak ku po zhvillojnë fazën përgatirore themelore.
Një minifazë kjo durrsake, e cila është vazhdim e asaj që Shiroka zhvilloi në ditët e para të janarit në fushën e stadiumit “Reshit Rusi” të Shkodrës.
Siç është thënë edhe më herët, tek Shiroka në këtë fillim viti ka pasur lëvizje në merkato, ku përpos dy futbollistëve, Dreshaj dhe Kalaja, por edhe Rrokut të afruar këto ditë, ajo që ka bërë në shumë përshtypje ka qënë afrimi i një stafi teknik i tëri portugez me në krye, trajnerin e njohur André Jasmins, i cili ka preferuar të ketë si zëvendës trajner bashkëkombasin e tij Pedro Miranda.
Ditët përgatitore durrsake po zhvillohen me një program të ngjeshur me nga dy seanca stërvitore në ditë, ndërkohë që ka ardhur edhe ndeshja e parë miqësore, ku Shiroka kishte përballë ekipin kosovar FC Rilindje.
Një ndeshje, e cila, edhe pse u mbyll me fitoren e ekipit kosovar me rezultatin 3 me 0, duhet thënë se formacioni i Shirokës ka bindur në fushën e lojës.
Gjatë kësaj miqësoereje, trekniku portugez i Shirokës ka aktivizuar edhe blerjet e reja, të cilët edhe pse kanë vetëm pak ditë që janë bashkuar me grupin, kanë filluar të harmonizohen me pjesën tjetër të skuadrës.
Shiroka do të vijojë programin e ngjeshur stërvitor në bregdetin durrsak me nga dy seanca në ditë, ndërkohë që është në pritje të zhvillimit edhe të miqësores tjetër, e dyta sipas radhës gjatë qëndrimit në Durrës.
Pas kthimit në Shkodër, në program janë ditët stërvitore themelore duke u përshtatur me pragfillimin e fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, ku për Shirokën, kjo fazë nis me një ndeshje transferte për tu ndeshur me ekipin e Luzit të Vogël 2008, skuadër, e cila i ka shkaktuar të vetmen humbje Shirokës në startin e fazës së parë të kampionatit në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”.
(Video) Pamje nga proçesi stërvitor i KF Shiroka në Durrës.



