Tuesday, December 2, 2025

(Video) Shkëlqen Vllaznia e Volej Meshkuj. Mund Erzenin 3-1 dhe kryeson kampionatin me 4 fitore radhazi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia – Erzeni 3 – 1(23 – 25, 25 – 15, 25 – 22, 25 – 19)

Vllaznia në volejboll meshkuj është surpriza më e këndshme e Kampionatit Kombëtar të Superliges, teksa në katër ndeshje ka realizuar katër fitore duke kryesuar me pikë të plota renditjen.

Fitorja e fundit është realizuar mbrëmjen e së premtes ndaj Erzenit të Shijakut, skuadër e cila prej vitesh është në eliten e volejbollit shqiptar.

3 me 1 në favor të kuqebluve të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja është mbyllur kjo ndeshje, por ajo që duhet theksuar ka të bëjë se ishin miqtë nga Shijaku që e nisën më mirë duke fituar setin e parë me shifrat 23-25.

Në të dytin, kundrapërgjigja e Vllaznisë është e fuqishme, gjë e tregojnë shifrat 25 me 15 në favor të kuqebluve.

Në dy setet e tjerë, rivaliteti është më i madh, sidomos në të tretin, të cilin e fiton përsëri Vllaznia me shifrat 25-22, ndërkohë që i katërti është përsëri me avantazhin e kuqebluve, këtë radhë 25-19 duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin e seteve 3 me 1.

Një ndeshje, që krahas të tjerëve, të cilët përformuan mjaft mirë, përfshirë edhe dy të huajt Alberto Sierra dhe Sebastian Palacios, spikatjen më të madhe vazhdon ta bëjë veterani Nikolin Qafarena, i cili në cilësinë e kapitenit të skuadrës, është një shembull dhe frymëzim për të rinjtë.

Në prononcimet e dhëna pas ndeshjes, trajneri Artan Kalaja, kapiteni Nikolin Qafarena dhe presidenti i Vllaznia Volej, Aleksander Leqejza, shprehen të kënaqur për ecurinë e skuadrës, duke mos e fshehur dëshirën dhe objektivin që këtë sezon, Vllaznia e volej meshkuj të tentojë fitimin e titullit kampion.

(Video) Prononcimet e trajnerit Artan Kalaja, kapitenit Nikolin Qafarena dhe presidentit të Vllaznisë Volej, Aleksander Leqejza, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img