Prononcimi i trajnerit të Tiranës, Blendi Shkëmbi, pas ndeshjes, Tirana-Skënderbeu, 1-0
“Kemi vuajtur për mënyrën si duhet ta përgatisnim. Nuk bëmë ndeshje të mirë, kjo hyn te ndeshjet jo të mira për sa kam drejtuar Tiranën. Morëm 3 pikë dhe na gëzon shumë për të patur vazhdimësi.
Fati ndoshta na ka kthyer atë që nuk na ka dhënë ndonjë ndeshje. Duhet të jemi me këmbë në tokë se ndeshja vjen shpejt dhe duhet të shohim kush na rikthehet.
Mund ta administronim më mirë pjesën e dytë. Për të administruar forcat, duhet ta bënim pjesën e parë. Jam i kënaqur si qarkulluam topin, falëm shumë topa dhe vuajtëm në pjesën e dytë nga këto gabime. Ajo dëshira e fitimit të 3 pikëve, vinte në momentin kur fitohej topi nga kundërshtari.
Ndeshjes asnjëherë nuk i dihet. Na doli Meta i dëmtuar dhe shumë problem sepse nuk kishim asnjë lojtar në atë post. Dërguam Smaçin, janë për t’u përshëndetur Mihana dhe Vogli që vijnë nga Akademia. Të dy bënë mirë.
Unë konsultohem dhe me trajnerët e moshave, por për këto emra vendosa veton. Jam i bindur që do të jenë e ardhmja për klubin e Tiranës”, u shpreh ndër të tjera, trajneri i bardhebluve, Blendi Shkëmbi.
(Video) Trajneri i Tiranës, Blendi Shkëmbi, flet pas ndeshjes, Tirana-Skënderbeu 1-0. Abissnet Superiore-Java 25-të
Fatmir POPJA-Elbasan