Pas një periudhë pauze disa vjeçare, Federata Shqiptare e Mundjes rikthen në Shkodër një aktivitet kombëtar. Bëhet fjalë për finalet e Kampionatit Kombëtar të Mundjes për kategorinë e moshave U15 dhe U17, të planifikuara për t’u zhvilluar këtë fundjavë(18-19 tetor) në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Vllaznia e drejtuar nga trajneri Altin Anza, po i jep dorën e fundit përgatitjeve duke pritur me emocion ndeshjet zyrtare, ku përqëndrimi kryesor është fokusuar në kategorinë U-15 ku synojnë titullin kampion si ekip, si dhe medalje individuale me kampionët, Amer Faslia, Amer Brahimi dhe Enes Anza.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri kuqeblu, Altin Anza shprehet i kënaqur që pas shumë vitesh, do të ketë një aktivitet të tillë kombëtar në Shkodër.
Sipas tij, do të jetë emocion, por edhe përgjegjësi për mundësit shkodranë për të dhënë më të mirën në praninë e tifozëve shkodranë, të cilët pritet të jenë të shumtë.
Trajneri Altin Anza, është pjesë e familjes sportive Anza, vazhdues i traditës së babait të tij, ish kampionit të mundjes, Ali(Alko) Anza, ndërkohë që edhe djali i profesor Altinit, Enisi, është pjesë e ekipit, madje kampion kombëtar, ndërkohë që lidhjet me familjen sportive Guri(ish kampionët, Eljaz, Elis, Ismet, etj) e pasurojnë edhe më tepër traditën e sportive të kësaj familje.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të mundjes Altin Anza, si dhe bpamje nga proçesi stërvitor i Vllaznisë, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU