Wednesday, November 19, 2025

(Video) Shkodra përcjell me respekt në banesën e fundit ish portjerin e Vllaznisë, Arvjo Fishta. Flasin kolegët: Arvjo ishte djal kampion, në sport, arsim, komunitet dhe familje!

Lexo

- Reklamë -spot_img

I ndarë parakohe nga jeta në moshën 38 vjeçare,  ish portjerit të Vllaznisë dhe disa skuadrave të tjera, dhe më pas edhe trajnerit të portjerëve, Arvjo Fishta, i janë bërë respektet maksimale nga komuniteti shkodran.

Në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit, krahas qytetarëve të shumtë shkodran, të pranishëm ishin edhe njerëzit e sportit, me të cilin ai u lidh që në moshë të vogël deri sa ndërroi jetë, por edhe ato të arsimit ku ai shërbeu për shumë vite në rolin e psikologut.

Mes tyre, ishte edhe një nga shokët dhe miqtë e tij më të afërt, Arbër Shytani, i cili si një koleg që në ekipet e moshave të Vllaznisë me trajner Ferid Borshin, për të vijuar së bashku si futbollistë dhe më pas edhe si trajner në disa skuadra të tjera të Shqipërisë, ndërkohë shërbenin së bashku edhe në sistemin arsimore, flet me shumë respekt për figurën shumëplanëshe të Arvjo Fishtës duke e quajtur një djal kampion.

Me shumë emcion dhe keqardhje flet për ndarjen nga jeta të Arvjo Fishtës, edhe Jetmir Podgorica, i cili si arbitër i njohur futbolli, por edhe në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, vë në dukje vleratv e tij si trajner futbolli, por edhe si një bashkëpunues shumë i aftë me shoqatën në organizimin e aktiviteteve kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në karrieren e tij sportive, Arvjo Fishta ka spikatur si portjer i Klubit të Futbollit Vllaznia për të vijuar me Laçin e Kastriotin e Superligës, si dhe Shkumbinin e Turbinen e kategorisë së parë. Pas largimit nga futbolli i luajtur, vijoi detyrën e trajnerit të portjerëve  tek ekipet: Djelmnia Shkodrane, Rozafa, Ada, si dhe Tërbuni të Pukës.

(Video) Pamjet e ceremonisë së përcjelljes në banesen e fundit të Arvjo Fishtës, si dhe prononcimet e dy kolegëve dhe miqve të tij, Arbër Shytani dhe Jetmir Podgorica, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img