I ndarë nga jetë pak ditë më parë në Itali në moshën 82 vjeçare, ish kampioni i Vllaznisë në gjimnastikë, por edhe funksionari i lartë i Federatës Shqiptare të Gjimnastikes, Bardhyl Hoxha është përcjellë me respekt nga komuniteti shkodran, ku mes ishin edhe ato të sportit dhe sidomos të gjimnastikes, të cilët në kujtimet e tyre sjëllë për Veriu Sport, vlerësojnë kontributin e Bardhyl Hoxhës në sportin shkodran.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj, së bashku me stafin e tij si dhe bnjë brez veteranësh të nderuar të gjimnastikës shkodrane, bënë homazhe për ish trajnerin e njohur duke vendosur edhe një kurorë me lule të freskta për të ndjerin Hoxha.
Bashkim Paçrami, ish gjimnast i Vllaznisë dhe bashkëkohës i Bardhyl Hoxhës, kujton vitet e karrieres sportive në ekipin e Vllaznië, fillimisht si sportist dhe më pas edhe si trajner, por edhe si mësues i edukimit fizik, ku profesor Hoxha kontribuoi me shumë sukses në shkollën sportive të gjimnastikës, “Ali Laçej”.
Me shumë dhimbje dhe emocion e kanë përjetuar kërtë ndarje nga jetë të trajnerit të tyre, sportistet e tij, Mira Mandija, Fatime Sujovi, Fatbardha Bregu, etj, të cilat nën drejtimin e Bardhyl Hoxhës kanë qënë për vite me radhë kampione të Shqipërisë dhe fituese të Medaljeve të Arta në dy Spartakiada Kombëtare së bashku me kolege të tilla, si: Qamile Rama, Greta Bojani, Satber Tulas, Flora Skënderi, Remzije Ashikja, Mimoza Skuqi, Angjelina Manovi, Irma Zyberi, Kozeta Vasili, etj.
Të pranishëm në ceremoninë e përcjelles për në banesën e fundit, ishin edhe shumë përfaqësues nga Tirana dhe rrethet e tjerë të Shqipërisë. Flobens Dilaveri dhe Stavri Bello, në cilësinë e ish drejtuesve të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës si dhe të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, kujtuan bashkëpunimin dhe kontributin e çmuar që dha Bardhyl Hoxha, jo vetëm si trajner i Vllaznisë, por edhe si Seretar i Përgjithëshëm i Federatën Shqiptare të Gjimnastikës.
Në mbyllje, janë dy djemtë e Bardhyl Hoxhës, Albani dhe Doriani, të cilët në emër të familjes Hoxha, falenderojnë dhe u janë mirënjohës të gjithëve sa ishin të pranishëm duke nderuar babain e tyre në ditën e përcjelljes për në banesën e fundit.
(Video) Pamje nga ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të ish trajnerit kampion, Bardhyl Hoxha. Në vijim, edhe prononcimet e veteranit të gjimnastikës, Bashkim Paçrami, ish sportistët e Bardhyl Hoxhës: Mira Mandija, Fatime Sujovi, Fatbardha Bregu, ish drejtuesit e federatës dhe KOKSHi-t të ardhur nga Tirana, Flobens Dilaveri dhe Stavri Bello, si dhe të dy djemve të Bardhyl Hoxhës, Albani dhe Doriani.
Gaspër MARKU-Shkodër, 9 Prill 2025