Sunday, November 24, 2024

(Video) “Shkodra, Qyteti Europian i Sportit për vitin 2025”-Konferencë shtypi e përfaqësuesve të Delegacionit Europian, Bashkisë Shkodër, Ministrisë së Sportit dhe KOKSH

Lexo

Shkodra, djepi i sportit shqiptar pritet të jetë qyteti europian i sportit për vitin 2025. Kjo është nisma e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci pak kohë më parë, ka përcjellë publikisht  aplikimin zyrtar që Shkodra të shpallet qyteti europian i sportit per vitin 2025.

Ndërkohë që sot, përmes një konference shtypi organizuar në stadiumin “Loro Boriçi” është diskutuar më në detaje për konkretizimin e saj. Me praninë e përfaqësuesve të delegacionit europian, Zv. Ministrit Endri Hoxha dhe Presidentit të KOKSH Fidel Ylli, ka qënë nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka që ka hapur takimin duke shpalosur të gjitha resurset dhe projektet që Shkodra ofron, për të qenë e përzgjedhur mes 5000 qyteteve kandidate.

Në fjalën e tyre, përfaqësuesit e delegacionit europian, Gian Francesco Lupattelli – Presidenti i ACES Europe  dhe Gian Francesco Lupattelli – Presidenti i ACES Europe, kanë shprehur kënaqësinë që janë në Shkodër dhe do të bashkëpunojnë për konkretizimin e kësaj nisme,

Drejtuesit e ACES u shprehën entuziastë për kandidaturën e Shkodrës, ndërsa e shikojnë këtë si një mundësi shumë të mirë për promovimin dhe gjallërimin e jetës sportive, sociale dhe ekonomike të qytetit.

Ndërkohë që Zv. Ministri Endri Hoxha dhe Presidenti i KOKSH Fidel Ylli, afruan mbështetjen e tyre në realizimin e kësaj nisme. Ato vlerësuan iniciativën e Bashkisë Shkodër, që vjen pas sukseseve të Tiranës në 2023 dhe Vlorës në 2024 dhe shprehën të gjithë mbështetjen, si nga Ministria dhe nga Komiteti Olimpik për të përmbushur më të miri të gjitha kriteret që Shkodra të bëhet Qyteti Europian i Sportit për vitin 2025.

Dosja voluminoze është përgatitur nga specialistët e sportit në Bashkinë Shkodër ku synohet që projekti të shpallet fitues. Në dhjetor të këtij viti, dosja e Shkodrës do të shqyrtohet nga një komision i posacëm në Komisionin Europian ku do të shpallet edhe vituesi për qytetin e sportit 2025.

Pas përfundimit të konferencës për shtyp, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me përfaqësues të zyrës së sportit pranë Bashkisë Shkodër, si dhe përfaqësues të Këshillit Bashkiak Shkodër dhe të olimpiznit të këtij qyteti, mes të cilëve edhe atleti i talentuar Franko Burraj, pjesëmarrës në Lojrat Olimpike “Paris 2024”, organizuan një seminar trajnues kushtuar temës në fjalë.

(Video) Pamje nga konferenca e shtypit e Delegacionit Europian, Bashkisë Shkodër, Ministrisë së Sportit dhe KOKSH, në konferencë shtypi, “Shkodra Qyteti Europian i Sportit për vitin 2025”.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img