I ndarë nga jeta ditën e premte të 8 gushtit 2025 në moshen 69 vjeçare, komuniteti i Shkodrës, ka përcjell me shumë respekt për në banesen e fundit ish mundësin e Vllaznisë, Bajram Pllumi. Një sportist ky shumë i rëndësishëm i brezit të Vllaznisë së viteve 70-80, ku ka kontribuar me shumë sukses si pjesëtar i formacionit për kategorinë e peshave të lehta, duke u renditur vazhdimisht në vende nderi.
Përpos kontributit të madh në në ekipin e Vllaznisë, si dhe atë të Apolonisë së Fierit ku kontribuoi për dy vite gjatë shërbimit ushtarak, Bajram Pllumi spikaste edhe si një njeri model në jetën e përditshme, prind dhe familjar shembullor.
Falë shoqërisë, miqësisë dhe harmonisë, që komuniteti i sportit të mundjes e ka më të zhvilluar nga të gjitha sported e tjera, pjesëtarë të shoqatës së mundjes Vllaznia dhe asaj kombëtare, mblidheshin vazhdimisht për festa dhe raste gëzimi të njëri tjetrit.
I tillë ishte moment edhe të rreth një muaji më parë, kur grupi i veteranëve të mundjes u mblodhën në festën e ditëlindjes së 75-të të Pal Markut, aty ku Bajrami spikaste si gjithmonë me entuziasmin dhe humorin e tij të hollë.
Ky ishte takimi i fundit i Bajram Pllumit me miqtë dhe kolegët e tij të sportit, sepse pak ditë më pas, i shkak i një goditje shëndetësore, kaloi shumë ditë të mundishme në spital, duke mos arritur të fitoj mbi të siç fitonte në tapetin e mundjes.
Respekti për këtë figurë të nderuar sportive, u pa qartë ku në ceremoninë e përcjelljes për në banesen e fundit organizuar në lagjen Dobraç të Shkodrës ku jetonte me familjen e tij, kishte një pjesëmarrje massive të komunitetit shkodran, ku natyrisht mes tyre spikasnin ato të sportit të mundjes, ku ai kaloi një jetë të tërë me to: Eljaz Guri, Pal Marku, Ali Murrizi, vëllezërit, Nikoll dhe Milac Grima, Tonin Dema, Dilaver Cufi, Sander Leka, Tonin Biba, etj.
Për të nderuar figurën e Bajram Pllumit, të pranishëm në ceremoninë e përcjelljes në banesen e fundit ishte edhe një përfaqësi e kryesisë së Shoqatës Kombëtare të Veteranëve të Mundjes, Xhelil Cibaku, Martin Biba dhe Besnik Rama, që ashtu si shoqata e Shkodrës vendosën kurora pranë trupit të pa jetë të kolegut të tyre.
Në cilësinë e sekretarit të ShKMSh, Xhelil Cibaku, do të mbante një fjalë rasti gjatë zhvillimit të ceremonisë mortore.
“Te nderuar pjesemarres ne kete ceremoni mortore,
Ne emer te Presidentit te ShKMSh dhe kolegeve te mundjes i shpreh familjes se Bajram Pellumbit, ngushellimet tona.
SOT po përcjellim per ne boten e përtejme, shokun tone te sportit te mundjes, mundesin e “Vllaznise”, Shkoder, Bajram Pellumbi.
Bajrami e ka filluar sportin e mundjes me ekipin e te rinjve Vllaznia dhe ne vijim kontribuoi me sukses me ekipin e mundjes klasike te te rinjve dhe me pas me ekipin e te rriturve, duke arritur rezultate te mira dhe duke konkurruar denjesisht me mundesit me te mire te vendit ne peshat e lehta dhe fituar disa here vende nderi.
Ka qene pjese dhe e ekipit “Apolonia ” Fier, duke dhene kontributin e tij.
BAJRAM PELLUMBI per kontributin e tij ne mundje eshte nderuar me tituj nderi nga ShKMSh, Bashkia Shkoder dhe FShM.
I pa harruar, kujtimi per Bajram Pellumbin.
JU ftoj te mbajmë 1 minute heshtje ne nderim ti tij. Ne emer te ShKMSh, Xh.Cibaku”
Për kolegun e tyre Bajram, Pllumi, ndarë para kohe nga jeta në moshën 69 vjeçare, folën në mikrofonin e Veriu Sport, edhe kolegët e tij të afërt në fushën e sportit dhe jashtë tij: Dilaver Cufi, Pal Marku dhe Eljaz Guri.
(Video) Pamje nga ceëremonia e përcjelljes në banesen e fundit për ish mundësin e Vllaznisë, Bajram Pllumi, si dhe prononcimet e kolegëve të tij sportit: Dilaver Cufi, Pal Marku, Eljaz Guri dhe Xhelil Cibaku.
Gaspër MARKU