Kampionati Ndërkombëtar i Basketbollit 3×3 që u zhvillua për katër ditë me radhë në qytetin e Shkodrës, kishte në gjirin e tij një 17 vjeçar të talentuar i basketbollit shqiptar si Aron Qyryfyçja, i cili ishte padyshim sportisti që spikati më shumë në të gjitha drejtimet.
Me lojën e tij plot teknikë dhe rezultat në shënimin e koshave, Aroni mori vazhdimisht, nga ndeshja në ndeshje duartrokitje të shumta nga tifozëria shkodrane, pjesë e së cilës ishin edhe pjesëtarët e familjes Nurja, ku ai është nip Shkodre.
Së bashku me kolegët e ekipit të tij GalaktikKings, Gabriel Kokonozi, Jurgen Ballanca dhe Roxhens Koçi që përfaqësuan Teutën e Durrësit, Aroni u shpall kampion për kategorinë e moshës U18-të.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Aron Qyryfyçja flet edhe për Kampionatin Kombëtar të basketbollit me dimencione të rregullta, ku ai është pjesë e ekipit Teuta, ndërkohë që luan si titullar edhe me ekipin kombëtar.
Falë vlerave të tij në fushën e lojës, dhe sidomos shtatlartësisë prej 2 metër dhe 07 cm, për Aronin ka një interesim të madh nga ekipet e Superligës shqiptare, por edhe jashtë vendit. Megjithatë, duke qënë nip shkodre, çka duket edhe nga dialekti i të folurit, Aroni, preferon të luajë për Vllazninë.
Mundësia e veshjes së tij kuqeblu, lidhet edhe me atë sepse pas përfundimit të aktivitetit, ai është parë nën shoqërinë e presidentit të Vllaznisë Sokol Dibra dhe trajnerit-menaxher, Roni Gjeçaj, që sipas tyre, i kanë afruar ofertën përkatëse duke qënë në pritje të arritjes së marrëveshjes.
(Video) Prononcimin e plotë të talentit të basketbollit shqiptar, Aron Qyryfyçja, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU