Tuesday, June 25, 2024

(Video) Shkodrani Diamant Poja, Medalje e Argjendtë- EUROPEAN MASTER ATHLETICS-Shkodër 23 maj 2024

Lexo

Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës po përjeton emocionet e Kampionatit Ndërkombëtar të atletikës për veteran mbi 35 vjeç(EUROPEAN MASTER ATHLETICS ) dita e parë e të cilit ishte paraditen ne sotme.

Nga përfaqësuesja e kombëtares së atletëve shqiptarë, i pari që është paraqitur në konkurim ka qënë shkodrani Diamant Poja, gara e të cilit ka qënë vrapimi 100 metër.

Ndonëse rivaliteti dhe konkurenca ishte e madhe me atletë kundërshtarë nga e gjittë bota, shkodrani Diamant Poja është shpallur nënkampion duke merituar medaljen e argjendtë në garën e vrapimit 100 metër ku me kohën 16,66 theu edhe rekordin e tij personal.

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas garës, vijim, shkodrani Diamant Poja shprehet i kënaqur me vendin e dytë të marrë në këtë garë duke pasë parasysh edhe konkurencen e fortë që kishte me kundërshtarët e tij të shteteve europianë dhe më gjërë.

Për këtë sukses, Poja falenderon në tërësi edhe ekipin e Vllaznisë me ta cilin ai ushtron përgatitje sistematike dhe sidomos trajnerin e njohur Bruno Rrotani, që sipas tij ka pjesë në rrezultatet pozitive që ai arrin nga gara në garë.

Por, titulli nënkampion Europe dhe medalja e argjentë, nuk do të jetë e vetmja në këtë kampionat për Pojën, sepse ai është i planifikuar të konkurojë edhe në tre gara të tjera, 400 dhe 200 metër, si dhe stafetë 4 herë 100 metërm ku ai thotë se është pretendet kryesor për të hipur përsëri në podium si fitues.

Diamant Poja ishte konkuruesi i parë nga përfaqësuesja e Shqipërisë në Kampionatin Ndërkombëtar të atletikës për veteran mbi 35 vjeç(EUROPEAN MASTER ATHLETICS ), ndërkohë që në përbërjen kuqezi janë edhe tre atletë të tjerë shkodran, Isak Bala, Bledar Mesi dhe Florian Bala, të cilët do të garojnë në ditët e ardhshme.

(Video) Prononcimin e plotë të atletit shkodran, Diamant Poja, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img