Sunday, September 8, 2024

(Video) Shkodrani Florjan Balaj, dy Medalje të Argjendta në 800 metra dhe stafetë dhe një e bronxtë në 400 metra. “European Mastër Athletics-Shkodër”. Tradita, një familje e tërë Balaj me atletiken

Lexo

Shkodrani Florjan Balaj, atleti kampion i Vllaznisë dhe i kombëtares së Shqipërisë për shumë vite me radhë, së bashku me kolegët e tij shkodranë, Bledar Mesi, Sokol Shepeteja, Diamant Poja, ishin pjesëmarrës dinjitoz në “European Mastëer Athletics” që po zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës nga data 23 deri me 26 maj 2024.

14 vite karriere sportive, së bashku me kolegun e tij të ngushtë Bledar Mesi, kanë spikatur si kampion dhe nënkampion në garat e thellësisë 3 mij, 5 mijë dhe 10 mij metër me pengesa dhe vrapimet e rrugës, 10 kilometër, gjysmë maratonë, duke përfaqësuar Vllazninë dhe kombëtaren kuqezi për shumë vite. Suksese që kanë vijuar më pas edhe në garat ndërkombëtare në Master me shoqatën e veteranëve të atletikës, ku kanë fituar medalje dhe tituj kampion Ballkani.

I suksesshëm ka qënë Florjani edhe në Kampionatin Ndërkombëtar të Atletikës që po zhvillohet në Shkodër, “European Mastëer Athletics”, ku në përfaqësimin e disa garave, arriti të shpallen dy herë nënkampion dhe një herë i treti duke merituar dy Medalje të Argjendja në vrapimin 800 metër dhe stafetë 4-100 m, si dhe të Branxtën në 400 metër.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Florian bën të ditur se sporti i atletikës është i përfshirë i gjithi në familjen Balaj, duke filluar nga babai i tij Lodovik Balaj, sprintier i mirë nga Malësia e Madhe, nxënës i trajnerit të mirënjohur Vildan Tufi. E ndërkohë, tradita vazhdon me fëmijët e Lodovikut, Florjanin, dy vëllezërit dhe motrat e tij, për të vijuar me djalin e Florianit, Elsar Balaj, pjesë e Vllaznisë U-13 me trajnerin Bruno Rrotani, kampion i Shqipërisë në garat 300 dhe 600 metra.

(Video) Prononcimin e plotë në video të atletit kampion Florjan Balaj, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img