Friday, September 20, 2024

(Video) Shkodrës i rikthehet Spartakiada e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme. Parapërgatitje për 2025-tën si qyteti mikpritës europian

Lexo

Shkodrës i rikthehet Spartakiada e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme. Të gjitha shkollat e qytetit të Shkodrës kanë mbushur gjatë kësaj të hënen ambjentet e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” në parakalimin e të gjithë sportistëve që do të garojnë në këtë spartakiadë.

I pranishëm në nisjen e spartakiadës, ka qënë Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci i cili gjatë fjalës së tij përvec urimit për të gjitha shkollat pjesmarrëse u shpreh se të tilla inisiativa rrisin masivizimin e sportit, dhe kjo ngjarje përkon edhe me përgatitjet qe Shkodra po bën për vitin 2025-ës ku do të jetë qyteti mikpritës i qytetit evropian të sportit.

Për drejtoren e ZVA Shkodër, Brisela Kadia, rikthimi i spartakiadës sportive në shkollat e Shkodrës, është një inisiativë që ka bërë bashkë disa institucione për të kthyer sportin si kryefjalë të brezit të ri.

Për katër ditë me radhë, ekipet sportive të shkollave të qytetit do të garojnë në disiplina të ndryshme në garat që do të zhvillohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe stadiumin “Loro Boriçi”.

(Video) Pamje nga hapja e Spartakiadës së shkollave 9 vjeçare dhe të mesme në qytetin e Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img