Sezoni futbollistik 2024-2025 pritet të jetë viti i të rinjëve tek kuqeblutë e skuadrës së parë. Themi kështu, sepse në harkun kohor të pak ditëve katër futbollistë të talentuar të Akademisë Vllaznia kanë firmosuar kontratat tre vjeçare me klubin kuqeblu.
I radhës, por jo i fundit, sepse pritet të jenë edhe emra të tjerë në vazhdim, është portjeri Aron Jukaj, i cili i bashkohet kështu tre kolegëve të tij të mëparshëm, Ersi Zahanjori, Kevin Dodaj dhe Klajti Halili, të cilët edhe ato bënë të njëjtën gjë pak ditë më parë duke firmosur kontratat tre vjeçare të bashkëpunuimit me KF Vllaznia.
(Video) Prezantimi i portjerit të ri Aron Jukaj te Vllaznia