Në prononcimin e dhënë menjëherë pas finales së Kampionatit Kombëtar të Futsales, ku Vllaznia, pas fitores 1-0 ndaj Tiranës, u shpall Kampione e Shqipërisë, Presidenti i KF Vllaznia Futsal, Fisnik Barbullushi, teksa vlerësoi kontributin e futbollistëve, stafit dhe mbështetësve të futsales shkodrane, suksesin e titullit ia dedikon ish pjesëtarit të kësaj skuadre, Ermir Lera, ëndërra e të cilit për këtë titull kampion u ndërpre në mes nga një aksident që i mori jeten para kohe.
Postimi zyrtar i Presidentit të KF Vllaznia Futsal, Fisnik Barbullushi
Tana falenderimet i takojnë Zotit për sukseset tona!
Falemners Alban Xhaferi që u bane sebep me ringjall futsallen Shkodrane.
Falemners tan atyne që kontribunen në 2 vitet e para dhe që janë pjesë e këtij suksesi me në kry prof. Bujar Celufajn.
Falemners tan tifozave që na ndjekun kudo.
Falemners grupit të medias Shkodrane me në kry, të palodhshmin Gasper Marku.
Falemners sponsorave tanë dhe Bashkinë Shkodër për mbështetjen!
Falemners tan djemve të ekipit me në kry Arben Xhaferi dhe Alsid Tafili që sollën në Shkodër këtë trofe për të parën herë në historinë e Futsallës Shqiptare.
Këtë sukses ia dedikoj të ndjerit Ermir Lera!
Shifna n’Champions!!!
Kryt Nalt
(Video) Prononcimin e plotë të Presidentit të KF Vllaznia Futsal, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.