Sunday, December 22, 2024

(Video) Shpërthen KF Shiroka. Skuadra e drejtuar nga Fatmir Axhani mundi thellësisht KF Klosi, 4-0. Spikasin dy mesfushorët e talentuar, Muliu dhe Bebeziqi

Lexo

KF Shiroka-KF Klosi  4-0(Shënues: Mersian Muliu 6’(p), 46’, Gabriel Ogungbire 57’, Isaac Amponsah 73’)

“Shpërthen Shiroka”! Nuk bëhet fjalë për pikën turistike buzë Liqenit të Shkodrës, por për ekipin e futbollit me të njëjtin emër, KF Shiroka. Duhej të vinte java e gjashtë e Kampionatit Kombëtar të kategorisë së tretë që shirokasit e drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani dhe kolegu i tij Valmir Kurti të shpërthenin në një fitore të thellë.

Në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, KF Shiroka mposhti KF Klosi me rezultatin 4 me 0. Tre pikë këto shumë të rëndësishme që shtyjnë Shirokën të ngjiten më lart në tabelën e klasifikimit.

Në një mjedis komod të ndriçuar nga prozhektorët e “Reshit Rusi”, shirokasit e nisin në mënyrën më të mirë, teksa kalojnë në avantazh që në minutën e 6-të me autor Mulinë, i cili shndërron në gol një penallti të akorduar nga arbitrja e FIFA-s Eglantina Pjetrushi.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1 me 0 në favor të Shirokës, ndërkohë që në të 35’, futbollisti mysafir Donalt Kurbneshi ndërshkohet me karton të kuq duke e lënë skuadrën me një futbollist më pak.

Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve, është i njëjti futbollist, Mersian Muliu, i cili në minutën e parë të pjesës së dytë shënon një supergol nga mesi i fushës duke e çuar rezultatin në 2-0 për Vllazninë.

Avantazhi prej dy golash rritë moralin në radhët e Shirokës, dhe një organizim perfekt të mesfushorit me përvojë Klevis Bebeziqi, skuadra, jo vetëm e administron në mënyrën më të mirë rezultatin e avantazhit, por nga ana tjetër nxjerrë në dritë edhe dy gola të tjerë që kanë për autorë, fillimisht Gabriel Ogungbire në të 57-tën minutë dhe më pas Isaac Amponsah në të 73-tën.

Përfundimisht, pas minutës së 90-të, rezultati është, Shiroka 4 dhe Klosi 0. Një fitore kjo tre pikëshe shumë e rëndësishme për KF Shiroka, e dyta në këto gjashtë kampionat, pas asaj të realizuar ndaj Bulqizës 2-1 për javën e dytë, ku së bashku edhe me barazimin e javës së tretë me ekipin e Universitetit Europian të Tiranës(S.C UET), shkon në kuotën e 7 pikëve duke u pozicionuar në vendin e pestë me pikë të barabarta me Bulqizën e vendit të katërt.

Ndërkohë, Kampionatin Kombëtar të të Kategorisë së Tretë e kryeson ekipi Eagle Football me 14 pikë, i ndjekur nga Partizani B me 13 pikë dhe Europiani FC Tiranë me 9 pikë.

(Video) Pamje nga ndeshja mes KF Shiroka-KF Klosi, 4-0, takim i luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin Reshit Rusi të Shkodrës.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img