Ballina Lojra me Dorë Basketboll (Video) Shqipëria e Basketit meshkuj, mundet nga Sllovakia 68-94. Parakualifikueset e Eurobasket...

(Video) Shqipëria e Basketit meshkuj, mundet nga Sllovakia 68-94. Parakualifikueset e Eurobasket 2027

Shqipëri-Sllovaki  68-92(15-17, 20-30, 22-17, 11-30) 

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj është mundur në shtëpi nga Sllovakia me rezultatin  68-94.

Sfida e  vlefshme për parakualifikueset e Eurobasket 2027 u luajt mbrëmjen e së hënës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës prezantoi një lojë jo të mirë të kombëtares kuqezi, ku krahas të tjerave, sipas stafit teknik ndikuan edhe dy mungesat e lojtarëve titullarë Julian Hamati dhe Klajdi Kiri të dëmtuar gjatë periudhës së grumbullit, por edhe të kapitenit Daniel Lekndreajt i dëmtuar që në ndeshjen e parë të luajtur në Sllovaki.

Kombëtarja sllovake e nisi mirë ndeshjen në Shkodër dhe shkoi deri 10 pikë përpara. Pas largimit të pesëshes titullare, kuqezinjtë arritën të shkurtonin diferencën dhe e mbyllën periodën e parë 15-17 në favor të sllovakëve.

Me rikthimin e titullarëve, Sllovakia dominoi sërish në periodën e dytë, duke shkuar dhjetë pikë para, më pas kuqezinjtë e ngushtuan diferencën në gjashtë, por dy faulle teknikë dhe gjuajtjet e lira të realizuara nga sllovakët e rritën edhe njëherë diferencën dhe miqtë fituan periodën 30 me 20, duke e mbyllur pjesën e parë të lojës 35 me 47.

Perioda e tretë foli për Shqipërinë, që e fitoi atë 22 me 17, duke mundësuar ngushtimin e rezultatit të lojës në 57 me 64, vetëm shtatë pikë diferencë. Pas disa iluzioneve në periodën e katërt, kur diferenca u ul deri në gjashtë pikë, Sllovakia u shkëput furishëm falë gjuajtjeve për tri pikë dhe e fitoi këtë fraksion loje 30 me 11, dhe gjithë ndeshjen 94 me 68.

Kjo ishte ndeshja e tretë në eleminatorët e Europianit ku e para në ndeshjen e parë me Sllovakinë, e dyta Kosovën në “Qazim Dervishi”, duke regjistruar tre humbje radhazi, çka e lë Shqipërinë në vendin e fundit në Grupin C.

(Video) Pamje nga ndeshja, Shqipëri-Sllovaki 68-94, e vlefshme për parakualifikueset e Eurobasket 2027, si dhe prononcimet e zv.trajnerot të kombëtares, Simon Ivezaj dhe basketbollistit kuqezi, Çelis Taflaj, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu