Shqipëria do të luajë një nga ndeshjet më delikate në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë ditën e shtunë, takim që do të luhet në Leskovac duke nisur që nga ora 20:45.
Në prag të kësaj përballjeje, në konferencën e ditës së sotme për mediat kanë folur Armando Broja dhe Arlind Ajeti.