Friday, November 7, 2025

(Video) SHRF Tiranë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me SIGAL për sigurimin e fëmijëve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë dhe kompania e sigurimeve SIGAL nënshkruan sot një marrreveshje bashkepunimi për sigurimin e fëmijëve që janë pjesë e akademive të kësaj shoqate.

Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, CEO i kompanisë SIGAL, Avni Ponari, kryetari i SHRFT, Krenar Alimehmeti, Sekretari i SHRFT, Ardian Haçi, përfaqësues të akademive që bëjnë pjesë në këtë shoqatë, si edhe përfaqësues të medias.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është mbështetja nga SIGAL për të gjitha fëmijët pjesëmarrës në kampionatet rajonale që zhvillohen nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë.

Në fjalët e tyre përshëndetëse, përfaqësuesit e institucioneve theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së fëmijëve që merren me futboll.

Presidenti  Duka, u shpreh se marrëveshja me SIGAL dhe Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës synon të sigurojë fëmijët që luajnë futboll, duke ofruar një paketë sigurimi për ta. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shtoi se kjo nismë do të zgjerohet edhe në të gjitha shoqatat e tjera rajonale të futbollit amator në vend, për t’u krijuar kushte më të mira fëmijëve që luajnë me futboll.
“Ne do të zgjerojmë bashkëpunimin tonë të komunitetit të futbollit për sigurimin e fëmijëve, futbollistëve vajza dhe djem që luajnë në Shoqatën Rajonale të Tiranës. Kjo nuk do të jetë një kontratë detyruese për fëmijët, por një opsion për t’u zgjedhur, që çdo fëmijë që luan futboll të jetë i siguruar me paketën që ofron SIGAL, e cila është gjysmë e sponsorizuar dhe gjysmë e paguar. Gjithashtu, për të bërë analizat e domosdoshme mjekësore të rekomanduara sipas kësaj marrëveshjeje. Vendimi ynë është që të njëjtën marrëveshje që do të nënshkruajmë sot për SHRFT, ta zbatojmë edhe për të gjitha shoqatat e tjera rajonale të futbollit amator në Shqipëri, për të realizuar objektivin tonë që t’u krijojmë kushte sa më të mira fëmijëve që luajnë futboll”, – tha Presidenti Duka.

CEO i Sigal, z.Avni Ponari vlerësoi bashkëpunimin me Presidentin Duka dhe me FSHF-në si edhe vlerësoi këtë projektin e përbashkët mes kompanisë që ai drejton dhe SHRF Tiranë.

“Jam i nderuar që jam sot këtu dhe në veçanti që bashkëpunimi me Presidentin Duka, i cili ka qenë gjithmonë iniciator i mbështetjes së gjërave të rëndësishme për futbollin. Është një nga njerëzit më aktivë, inovatorë dhe mbështetës për atë që ka marrë përsipër. Dhe kjo më ka bërë që dhe unë të jem afër dhe të bashkëpunoj shumë ngushtë për të parë dhe për të ndjekur projektet që janë të domosdoshme. Falënderoj të gjithë ata që u morën me këtë projekt dhe trajnerët e futbollit. Mendoj që është një iniciativë e rëndësishme, që duhet mbështetur dhe duhet shtrirë ndoshta në të gjithë Shqipërinë. Është një kujdes shumë i veçantë, i mirë, dinjitoz për të gjithë fëmijët e Tiranës dhe Shqipërisë që duhet të futen në këto skema dhe të jenë të vetë kujdesur. Falënderoj Presidentin Duka, të gjithë ata që u morën me këtë projekt, trajnerët, stafin, edhe të Sigalit, klinikat, që u morën me këtë punë për ta bërë sa më mirë dhe për të qenë sa më besnik atij brezi që po rrisim” – tha z.Ponari në fjalën e tij.

Sekretari i SHRF Tiranë, Ardian Haçi në fjalën e tij në këtë aktivitet tregoi se ka pasur skepticizëm dhe mosbesim në fillim, por tashmë pjesa më e madhe e akademive dhe prindërve të fëmijëve pjesëmarrës janë koshientë për këtë projekt.

“Kur e nisëm këtë projekt përpara tre vitesh, pati shumë skepticizëm në fillim, ndoshta edhe mosbesim. Ajo që vumë re ne në këtë mes, pasi na u dha udhëzimi nga drejtuesit e FSHF-së që dy momente duheshin pasur parasysh: kostot duhet të jenë të ulëta për fëmijët dhe prindërit dhe e dyta, të mos detyrojmë askënd të shkojë në një vend të përcaktuar, por të bëhet sa më e hapur.

Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e SHRFT të cilët e kuptuan këtë gjë, prindërit, me pjesën më të madhe të të cilëve jemi takuar dhe u është shpjeguar se çfarë po realizohet dhe ata sot janë koshientë për këtë projekt të suksesshëm në zhvillimin e futbollit të fëmijëve.

Uroj që këtë projekt ta vazhdojmë edhe më tej. Në kuadrin e atij projekti të cilin ne e kemi nisur para tre vitesh, jemi në hapa të mirë. Por, me bashkëpunimin e të gjithëve bashkë, unë mendoj që të vazhdojmë pa e kthyer kokën mbrapa dhe të mendojmë se çfarë kemi bërë dhe se çfarë po bëjmë. Por çfarë do të bëjmë në të ardhmen. Shembullin e kemi te kjo godinë ku jemi këtu, që sot është qeveri më vete” –  tha Haçi në fjalën e tij.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img