Vllaznia, kampionia ne fuqi e Shqiperise ne futboll femra luan sot nje ndeshje historike. Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, perballen me Interin, skuadren nenkampione te Italise, e vlefshme per turin e dyte te “Europa Cup”.
Ndeshja ne fjale, luhet prej ores 18:00 në “Youth Development Centre”, Milano dhe pritet te kete nje interesim te madh nga komuniteti shqiptar dhe sidomos ai shkodran qe jeton ne Itali ne mbeshtetje te futbollisteve kuqeblu per arritjen e nje rezultati pozitiv, ne menyre qe pas nje jave ne sfiden e dyte qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” te arrihet kualifikimi ne turin e trete.
Ne pritje te kesaj sfide, skuadra shkodrane zhvilloi pasditen e djeshme seancen e fundit stervitore, ku sa pame prej se afermi, por edhe ne intervistat e marra ne kampin kuqeblu, ka nje optimizem per rezultat pozitiv.
(Video) Pamje nga stervitja e fundit e Vllaznise anti-Inter, si dhe prononcimet e trajnerit Nikolin Leka dhe kapitenes Megi Doçi)
Nga Milano, Gaspër MARKU