Saturday, January 31, 2026

(Video) Sportistët e vegjël të KF Bashkimi, takim emocionues me legjenden e futbollit shkodran dhe atij shqiptar Hysen Zmijani

Lexo

- Reklamë -spot_img

Për futbollistët e grupmoshave të vogla të Klubit të Futbollit Bashkimi, klub që aktivitetin e tij prej shumë vitesh e ka të përqëndruar në zonën periferike të qytetit të Shkodrës, mbrëmje e së premtes së 30 janarit 2026 ishte krejt e veçantë.

Me ftesë të kryetrajnerit të këtij klubi, Ervin Alushi, futbollistët e grupmoshave të vogla të këtij klubi organizuan një takim me legjenden e futbollit shqiptar, Hysen Zmijani, ish futbollist i Vllaznisë, kombëtares dhe i kampionatit francez dhe atij të Arabisë Saudite.

“Ishte nje takim kuptimplot, ku respekti për legjendat duhet vlersuar maksimalisht për qytetin tonë. Fëmijët  u kënaqen duke dëgjuar këshilla, fotografuar, marrur firma dhe takuar legjendën e futbollit, që do të mbesin përher një kujtim i bukur dhe mbresëlënës me lengjendën Hysen Zmijani”, tha për Veriu Sport, kryetrajneri dhe administrator i KF Bashkimi Ervin Alushi.

(Video) Pamje nga takimi i sportistëve të vegjël të KF Bashkimi me legjenden e futbollit shkodran dhe atij shqiptar Hysen Zmijani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img