Të filluara përmi tre muaj më parë, punimet rikonstruktuese në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës janë në proçesin final. Specialistët e terreneve sportive, të cilët janë duke i dhënë dorën e fundit bëjnë të ditur se janë orët e fundit të punës që po bëhet për sistemimin e pjesëve anësore dhe me fillimin e javës së ardhshme ai pritet t’i dorëzohet institucionit të Bashkisë, që njihet si pronari i ligjshëm i këtij objekti. Rikostruktimi në fjalë, ku pjesën kryesore e ka zënë shtrimi i tapetit të ri, është një investim i Federatës Shqitare në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër
“Stadiumi “𝑹𝒆𝒔𝒉𝒊𝒕 𝑹𝒖𝒔𝒊”
𝑭𝒆𝒅𝒆𝒓𝒂𝒕𝒂 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒆 𝑭𝒖𝒕𝒃𝒐𝒍𝒍𝒊𝒕 është duke përmbyllur investimin e radhës infrastrukturor. Stadiumi “Reshit Rusi” në Shkodër i është nënshtruar rikonstruksionit, që përfshin vendosjen e një tapeti të ri dhe përmirësimin e nënshtresave të fushës, duke mundësuar një fushë shumë cilësore që brenda pak ditësh do të jetë në dispozicion të klubit Vllaznia.”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për median, Zyra e Shtypit e FSHF-së.