Aktiviteti i radhës për Federatën Shqiptare të Notit ishte Kampionati kombëtar për fëmijë, të rinj dhe të rritur, i cili u zhvillua këtë fundjavën e kaluar në datat 31 gusht dhe 1 shtator në pishinen olimpike “Taq Dafa” Durrës duke shënuar suksesin e rradhës për Vllazninë.
Ekipi “Shkodra Not” përfaqësuesit zyrtarë të Vllaznisë me në krye trainerin e mirënjohur Kolë Shiroka, mori pjesë me 15 sportistë :
- Viki Tafrruku
- Vittoria Hyso
- Melodi Mimaj
- Era Kraja
- Alessandro Hyso
- Skerdi Kroni
- Alkeo Isufi
- Junik Isufi
- Matia Jubani
- Dion Mlloja
- Kean Tafili
- Kol Rupa
- Anuar Hoti
- Joel Golemi
- Dean Vajushi
Falë punës së palodhur në proçesin stërvitor të trajnerit Shiroka si dhe përkushtimit të vetë sportistëve, por edhe me suportin e vazhdueshëm të prindërve dhe bashkëpunimin gjithmonë e në rritje me Bashkinë Shkodër u arriten këto rezultate:
5 medalje Ari, 6 medalje Argjendi, 3 medalje Bronzi.
- Viki Tafrruku dominoi garat e stilit të lirë ku u shpall kampione Shqipërie në 4 disiplina 200, 400, 800, 1500, e cila fitoi vend të parë absolut për moshat dhe vend të parë në klasifikimin e përgjithshëm. Në garen e 50 metrave shpinë fitoi vend të dyte për moshat, kategoria A.
- Alessandro Hyso – 100 meter shpinë medalje Ari, vend të parë OPEN, kampion Shqipërie
- 50 metër shpinë medalje Argjendi, vend 2 OPEN
- 50 metër stil i lirë medalje Argjendi, vendi 2 OPEN
- 50 metër delfi medalje Argjendi, vendi 2 OPEN
- Vittoria Hyso – 100 metër shpinë, medalje Argjendi, vend 2 OPEN
- 50 metër shpinë, medalje Bronzi
- 50 metër stil i lirë, medalje Argjendi
- 100 metër stil i lirë, medalje Bronzi
- Era Kraja arriti të fitonte medaljen e bronztë në disiplinën e 50 metrave delfi.
- Meshkujt Stafeta kategoria E – Djemtë e Vllaznisë: Joel Golemi, Keon Tafili, Enuar Hoti, Dean Vajushi, fituan vendin e parë.
(Video) Pamje nga garat e notit të Kampionatit Kombëtar për fëmijë, të rinj dhe të rritur zhvilluar në Durrës.
Gaspër MARKU