Mbyllja e 2024-tërt e gjen Vllaznia e futbollit femra në vendin e parë të kategorisë Superiore duke u shpallur kësisoj “Kampione e dimrit”.
Për trajnerin Nikolin Leka, paraqitja e ekipit të tij vazhdon të jetë në nivelet e duhura, ndërkohë që vlerëson mbështetjen e vazhdueshme nga ana e presidentit Lazër Matija.
Duke analizuar ndeshjet e pjesës së parë të kampionatit, trajneri Leka, veçon tre ndeshjet përballë rivalëve kryesore që e ndjekin nga vendi dytë deri tek i katërti, që janë Gramshi, Partizani dhe Apolonia.
Për t’u theksuar është se Vllaznia e futbollit femra konkuroi për herë të parë në një turne ndërkombëtar të futsallës, ku fitoi vendin e parë.
Sa i takon vazhdimësisë së pjesës tjetër të sezonit, trajneri Nikolin Leka është optimist se skuadra kuqeblu do të jetë sërishmi kampione e Shqipërisë për të koleksionuar kështu titullin e 12-të kampion radhazi.
(Video) Intervisten e plotë në video të trajnerit Nikolin Leka mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.