Kampionatet Kombëtare të futbollit për kategorinë e Superligës së Moshave janë futur në një fazë interesante. Pasditen e së dielës janë luajtur ndeshjet e para të fazës Play Off, javë kjo që ka rezultuar të jetë e sukseshme për ekipet e Vllaznisë.
Katër ekipet e kategorive të moshave U15, U16, U17, U18 dhe U19 kanë dalë fituese në përballjet me kundërshtarët e tyre.
Vllaznia U15-Skënderbeu U15, 2-0(Shënues: Sebastian Gjeka 5’, Nikolas Gjoni 64’)
Serinë e fitoreve për ekipet e Superligës së moshave të Akademisë Vllaznia e ka nisur Vllaznia U15 me trajner Amarildo Belisha, e cila mundi Skënderbeun 2-0. Dy golat e kësaj skuadre janë shënuar, një në pjesën e parë me autor Sebastian Gjeka në të pestën minutë dhe në pjesën e dytë me autor Nikolas Gjoni në të 64-tën që vulon fitoren e kuqebluve 15-vjeçarë.
Vllaznia U16-AF Tirana 8-0(Shënues: Orges Haliqi 4’, 72’, Alfredo Dukaj 6’, 17’, Erik Lulaj 25’, 64’, Nikol Thana 50’, Andrea Gjeka 60’)
Fitorja e dytë për Akademinë e Futbollit Vllaznia në këtë javë vjen për kategorinë U16. Skuadra e drejtuar nga trajneri Denis Zmijani regjistron një fitore të thellë 8-0 ndaj Akademisë Futbollit Tirana. Rrjetën e parë për 16-vjeçarët kuqeblu e tundur Orges Haliqi që në minutën e katërt të ndeshjes, futbollist ky që shënon edhe golin e dytë të tij personal në min utën e 72-të. Dy minuta pas kolegut të tij Haliqi është Alfredo Dukaj që shënon golin e dytë sipas radhës për Vllazninë, ndërkohë që nuk vonon dhe të 17-tën e shënon të dytin personal duke e çuar në 3-0 avantazhin kuqeblu. Me dopietë prezantohet në këtë ndeshje edhe futbollisti Erik Lulaj, ku dy golat e tij regjistrohen në minutat 25-të dhe 64-të. Për të mbyllur shifrat 8-0 për Vllazninë në këtë ndeshje kanë menduar edhe Nikol Thana dhe Andrea Gjeka që shënuan nga një gol.
Laçi U17-Vllaznia U17, 1-2(Shënues: Flavio Fusha 62’, Simon Uldedaj 79’)
Ndonëse kanë luajtur në transfertë, fitore të rëndësishme kanë realizuar
Për Vllaznia U17 me trajner Arbër Shytani, kalendari i kësaj jave e vendosi të luante në transfertë me ekipin e Laçit. Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, pjesa e parë është mbyllur në barazim, 0 me 0. Ndërkohë, në pjesën e dytë ka ardhur goli i parë për Vllazninë me autor Flavio Fushaj shënuar në minutën e 62-të. Laçi kërkon të reagojë në kërkim të golit të barazimit, por Vllaznia vazhdon presionin në portën kundërshtare duke arritur të shënojë golin e dytë në minutën e 79-të me anë të Simon Uldedaj duke e thelluar avantazhin kuqeblu në 0-2. Megjithatë, kurbinasit vendas arrijnë të shënojnë në limittin e krejt ndeshjes me anë të Klevi Ajazit, por pa mundur të frenojnë fitoren e merituar të Vllaznisë 1-2.
Egnatia U18-Vllaznia U18, 0-1(Shënues: Nihat Bushaj 45’)
Ashtu si edhe Vllaznia U17, edhe Vllaznia U-18 me trajner Malvi Macerovin ka luajtur këtë javë në transfertë përballë Egnatias 0-1. Fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur një gol i shënuar nga Nihat Bushaj në minutën e 45-të të pjesës së parë. Edhe pse rrogozhinasit vendas, këmbëngulën shumë në pjesën e dytë për të gjetur të paktën një gol barazimi, futbollistët kuqeblu, jo vetëm që u mbrojtën mirë, por edhe patën raste për të dyfishuar avantazhin.
Vllaznia U19-Skënderbeu U19, 2-0(Shënues: Ensar Tafili 49’, Erhen Hoxha 79’
Fitorja e radhës për Akademinë e Futbollit Vllaznia, e pesta në këtë javë ishte ajo për kategorinë e moshës U19 mes Vllaznisë vendase dhe Skënderbeut mysafir që në dy fazat e para e mbylli kryesues. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” u ndoq me një interesim të madh, jo vetëm nga tifozëria kuqeblu, por edhe drejtuesit e Klubit të Futbollit Vllaznia, pasi në fushën e lojës ishin një grup lojtarësh, të cilët janë në fokus edhe të ekipit të parë. Mes tyre ishte edhe Ensar Tafili, futbollisti kuqeblu, i cili për efekt të moshës së re ka të drejtën të kontribuojë edhe edhe për Vllazninë U19. Shatlarti Tafili, ishte autor i golit të parë që kaloi në avantazh Vllazninë U19 në minutën e 49-të. Por, jo vetëm kaq, sepse Tafili kontribuoi edhe në asistin e tij në golin e dytë të shënuar nga Erhen Hoxha në minutën e 79-të duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej me fitoren e merituar të Vllaznisë U19 të drejtuar nga trajneri Elvis Plori me rezultatin 2-0.
(Video) Ndeshja, Vllaznia U19-Skënderbeu U19(2-0). Stadiumi “Reshit Rusi”, Faza Play Off).
Gaspër MARKU