(Video) Superliga Futboll Femra. Vllaznia, mund Partizanin 3-0 dhe vazhdon të kryesojë e vetme kampionatin

Vllaznia-Partizani  3-0(Shënuese: Klaudia Borçi 17’, Megi Doçi 33’ 72’)

Vllaznia 3 dhe Partizani 0. Ky është rezultati përfundimtar i ndeshjes së luajtur mesditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës. Takimi i vlefshëm për javën e 15-të të Superligës së Futbollit të Femrave, konsiderohej shumë i rëndësishëm, edhe për faktin se të dyja skuadra janë pjesë e katërshes së parë të renditjes, të cilat do të përballen në fazën “Final 4”.

Takimi ka nisur më mirë për skuadrën vendase të drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, ku pas disa ngulmimeve në portën mike, në minutën e 17-të gjejnë golin e parë me autore Klaudia Borçi.

Vllaznia, vazhdon të jetë protagoniste duke krijuar edhe raste të tjera shënimi, ku në njërën prej tyre, është Megi Doçi që në minutën e 33-të shënon duke dyfishuar avantazhin e Vllaznisë.

Me rezultatin 2 me 0 në favor të Vllaznisë është mbyllur pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën, skuadra mike e drejtuar nga trajnerja Aurora Seranaj që kërkon një gol në portën e Vllaznisë për të rihapur takimin.

Por, nga ana tjetër, është një Vllazni e vendosur, e cila jo vetëm që nuk lejon prekjen e rrjetës së saj, ndërkohë që në minutën e 72-të shënon golin e tretë me të zakonshem Megi Doçi, i dyti personal për të këtë ndeshje.

Pas këtij goli, kapitenia e Vllaznisë Ezmeralda Franja, detyrohet të lërë fushën e lojës si rezultat i një dëmtimi, por gjithësesi largimi i saj nuk ndikon në fushën e lojës duke bërë që Vllaznia ta mbyllë të gjithë takimin me rezultatin e pastër, 3-0.

Pas kësaj jave, Vllaznia vazhdon të kryesojë e vetme tabelën e klasifikimit me 39 pikë, e ndjekur nga Gramshi, Apolonia dhe Partizani, përkatësisht me 34, 33 dhe 31 pikë.

(Video) Pamje nga ndeshja e Superligës së futbollit fema, Vllaznia-Partizani, 3-0, luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu