Vllaznia U15-Partizani U15, 2-1(Shënues: Aldis Kjasi 28’, 70’/Besart Baci 2’)
Vllaznia: Besardo Ndoj, Roben Kastrati, Irgen Hysa, Jurgen Gjeloshi, Maldis Boshnjaku, Aldis Kjasi, Ensar Ademi, Petar Iriç, Endri Demaj, Nehar Dabi, Ajdi Lumanaj(U aktivizuan: Joris Golemi,Florin Muça, Arlen Kruja, Emiljano Peshpali). Trajner:
Vllaznia-Partizani, dueli u Superligës së futbollit të moshave U15 ka qënë më interesanti i javës së fundit.
Një ndeshje kjo që vuri përballë dy nga skuadrat rivale të katërshes së parë të kampionatit, me Partizanin e vendit të tretë me 25 pikë dhe Vllazninë e katërta me 23 pikë.
Duel ky që vlente për vendin e tretë, i cili është mbyllur me fitoren e skuadrës kuqeblu me rezultatin 2 me 1.
Fitore kjo që për Vllazninë U15 të drejtuar nga trajneri Valdano Nimani do të thotë se ka këmbim vendesh në tabelën e klasikimit, ku tashmë kuqeblu janë të tretët në klasifikim me 26 pikë duke lënë pas Partizanin me 25 pikë.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” ka pasur për protagonist futbollistin e talentuar shkodran Aldis Kjasi, i cili ishte autor i dy golave mjeshtrorë në portën e Partizanit.
Në fakt duhet thënë se sfida në fjalë ka nisur me një surprizë të pakëndshme për Vllazninë, e cila ka pësuar gol që në minutën e dytë, ku Besart Baci kalon në avantazh Partizanin.
Ndërhyrja e trajnerit Nimani duke orientuar skuadrën që të hidhet e tëra në sulm shpërblehet me golin e shënuar nga Aldis Kjasi në minutën e 28-të duke barazuar rezultatin në 1 me 1, rezultat ky që mbyll pjesën e parë.
Pjesa e dytë është edhe më e bukur, ku të dyja skuadrat demonstrojnë lojë sulmuese në kërkim të golit të avantazhit.
Megjithatë, duhet thënë se kuqeblutë janë më kërkues në drejtim të portës së Partizanit, dhe në minutën e 70-të është i njëjti autor, Kjasi që mposht për herë të dytë portjerin e Partizanit Denis Avdylaj, gol ky që është përcaktues për fitoren e krejt ndeshjes nga ekipi i Vllaznisë me rezultatin 2 me 1.
Pas javës së 15-të tabelën e klasifikimit për Superligën e moshave U15 e kryeson Tirana me 42 pikë e ndjekur në vendin e dytë nga Futboll Klub Shënkolli i Lezhës me 37 pikë, ndërkohë që Vllaznia është e treta me 26 pikë duke lënë në vendin e katërt Partizanin me 25 pikë.
(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia U15-Partizani U15, e fituar nga kuqeblutë me rezultatin 2-1.



