(Video) Superliga U19. Vllaznia shënon e para, humbet penallti dhe në fund Skënderbeu kryesues e barazon në 1-1

Vllaznia U19-Skënderbeu U19, 1-1(Shënues: Hazret Shimaj 45’, (p) e humbur 65’/Fidel Korçari 87’)

Vllaznia dhe Skënderbeu, janë përballur pasditen e së shtunës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës në kuadër të javës së fundit të fazës së dytë për kategorinë e Superligës U19

Vllaznia U19 e drejtuar nga trajneri Elvis Plori vinte në këtë ndeshje pas fitores në transfertë me Teutën e Durrësit 2-3 dhe të njëjtin objektiv kishte edhe ndaj Skënderbeut kryesues të kampionatit.

Një ndeshje me faza interesante, ku kuqeblutë e kishin lojën nën kontroll kur kemi parasysh se e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0 falë golit të shënuar nga Hazret Shimaj, i cili shndërroi në gol një penallti të akorduar nga gjyqtari Lata në minutën e 45-të.

Kuqeblutë kanë mundësi të dyfishojnë avantazhin, pasi në minutën e 65-të gjyqtari Lata akordon penalltinë e dytë në favor të Vllaznisë. Trajneri Plori ia beson të njëjtit futbollist, por këtë radhë Shimaj shpërdoron duke e humbur penalltinë.

Minutat në vazhdim janë më të mira për miqtë nga Korça të drejtuar nga trajneri Osmanllari, kur pasi kanë shpëtuar nga një gol i dytë në portën e tyre, kanë një rritje morale në 15-të minutat e fundit të takimit. Pas disa ngulmimeve në portën kuqeblu të mbrojtur nga Lujkaj, tre minuta nga fundi arrijnë të barazojnë rezultatin në 1-1.

Barazimi 1-1 nuk ndryshon asgjë në tabelën e klasifikimit duke lënë në vend të parë Skënderbeun me 42 pikë, i ndjekur nga Partizani i vendit të dytë me 31 pikë, Bylis i treti me 29 pikë dhe Vllaznia e katërta me 27 pikë.

Përballja Vllaznia-Skënderbeu ishte e fundit për faqën e dytë, duke ia lënë tashmë radhën ndeshjeve të fazës Play Off, ku katër skuadrat e parë do të luftojnë për të shpallur ekipin kampion të këtij sezoni.

(Video) Pamje nga ndeshja e Superligës së moshave U17, Vllaznia-Skënderbeu, si dhe prononcimi i trajnerit të Vllaznisë U19, Elvis Plori.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu