Vllaznia U19-Partizani U19, 4-0(Shënues: Klajti Halili 47’, Aris Ara 65’, Gerald Kubazi 69’, 77’)
Vllaznia U19 4 dhe Partizani 0. Ky është rezultati i ndeshjes mes këtyre dy skuadrave i vlefshëm për javën e 11-të të kategorisë së Superligës U19-të. Për vetë emrat që përfaqësojnë dy klubet potent të futbollit shqiptar, sfida e lujtur pasditen e së mërkurës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës ka marrë një vemendje të madhe nga tifozëria shkodrane, por në të njëjtën kohë edhe nga trajneri Tomas Brdariç, i cili duke qënë se në formacionjin kuqeblu luajtë disa futbollistë nga skuadra e parë, e ndoqi me shumë vemendje prej së afërmi të gjithë ndeshjen.
Na barazim, pa gola, mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që e dyta nis shumë shpejt me gol për Vllazninë, kur Klajti Halili shënon në portën e Zadejes së Partizanit.
Avantazhi 1 me 0 i jep më tepër frymëzim kuqebluve të drejtuar nga trajneri Elvis Plori, të cilët në të 65-tën minutë dyfishojnë shifrat e avantazhit, këtë radhë me anë të sulmuesit Ari Ari.
Edhe pse në avantazh të dy golave, “oreksi” i futbollistëve kuqeblu nuk ka të ndalur në shënimin e golave të tjerë, ndërkohë që tashmë në skenë del sulmuesi tjetër Gerald Kubazi. Dy golat e tij të shënuar përkatësisht në minutat 69-të dhe 77-të, e çojnë avantazhin e Vllaznisë në shifrat 4 me 0. Një rikthim i bindshëm me lojë dhe gola i Kubazit, pas asaj mungese të gjatë në fushën e lojës si rezultat i dënimit nga komisioni i disiplinës, pikërisht në përballjen e sezonit të kaluar me këtë skuadër luajtur në kryeqytet, ku përpos tij e pësuan edhe disa kolegë të tij.
Me këtë fitore, Vllaznia U19 shkon në kuotën e 15 pikëve duke mbajtur vendin e pestë në tabelën e klasifikimit po aq sa ka edhe Laçi i vendit të gjashtë, ndërkohë që në krye është Skënderbeu me 25 pikë i ndjekur nga Tirana, Bylis dhe Partizani me 18-të pikë.
(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia U19-Partizani U19, 4-0. Superiore, java e 11-të. Stadiumi “Reshit Rusi” Shkodër.